Albspirit

Media/News/Publishing

Autori boshnjak Dzevad Karahasan fiton çmimin Gëte për 2020

Qyteti i Frankfurtit i ka dhënë çmimin Gëte 2020 shkrimtarit boshnjak Dzevad Karahasan, i cili jeton midis Sarajevës dhe Gracit. “Në kohën e rritjes së nacionalizmit në Evropë, fituesi i çmimit të këtij viti, Dzevad Karahasan, përfaqëson kalimin e përhershëm të kufijve, qofshin ata politikë apo kulturorë,” argumentoi zgjedhjen e së enjtes 7 maj, kryetari i bashkisë Peter Feldmann. Çmimi prej 50,000 eurosh, i kushtohet tolerancës dhe mirëkuptimit.

Duke reflektuar për krizën evropiane, në një intervistë të vitit 2012 Karahasan tha: “Evropa është në kërkim të vetvetes dhe mund të gjejë veten vetëm nëse tërheq vëmendjen se si Sarajevo është një model i këtij bashkimi”. Dhe në vitin 2019 ai deklaroi “Evropa po balkanizohet me një shpejtësi të frikshme”.

Punimet e tij më të rëndësishme përfshijnë Sara dhe Serafina (2000), Ngushëllimi i qiellit të natës (2016), dhe koleksioni i tregimeve të shkurtra Një shtëpi për të lodhurit (2019).

Please follow and like us: