Albspirit

Media/News/Publishing

Rrahja nuk është kulturë politike, besa nuk është edhe kulturë njerëzore!

Florim Rullani

Kultura dëshmon për nivelin intelektual të një njeriu, është një nga elementet kryesore të përbërjes së formimit të njeriut, asesi nuk është shembulli i duhur që duhet të ndjekin qytetarët këtë pa kulturë të shprehur si nga ish Kandidati për Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik i Lëvizjes Vetvendosja Albin Gashi, por edhe aktivisti tjetër politikë nga subjekti politik Nol Nushi duhet të ketë urtësi dhe maturi por mbi të gjitha kulturë që i kanë munguar në debatin e fundit! Sepse sjell kësi situata që janë jo të mira! Kosovës i mungon urtësia njerzore-politike, për të diskutuar nga këndvështrimi racional gjithmonë duke respektuar pikëpamjen tjetër atëherë do të ketë ditë të mira për të gjithë! Të gjithë kemi diçka, por askush nuk i ka të gjitha, në këtë kontekst është jetike kultura njerëzore dhe ajo politike! Skena politike në Kosovës të diskutojë për atë se si Kosovës t’i shërbejmë më mirë, sepse në fund Kosova është e të gjithë qytetarëve të Kosovës!

Please follow and like us: