Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam Fedra Kati, gruaja e Vasil Katit dhe nëna e Kozarës, Ardianit dhe Pranverës

Image may contain: one or more people and closeup

Femra që shihni në foto është Fedra Kati, bashkëshortja e Vasil Katit dhe nëna e tri fëmijëve. Kjo nuk ka bërë asnjë krim, nuk ka sharë askënd, nuk është gjendur në asnjë shkelje të regjimit diktatorial, por vetëm se ishte gruaja e Vasil Katit u interrnua në fshatrat e Myzeqesë.

Vasil Kati ishte zyrtar i lartë i regjimit komunist. Në kohën e arrestimit ishte zv/ministër i Tregëtisë. Me vendim të Gjykatës Lartë, në maj 1977, u dënua me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe heqjen e dekoratave dhe titujve që mban. Në hetuesi provoi tortura që deri atëherë i kishin përjetuar dhe ata që ai i konsideronte armiq të pushtetit. Familjarët e tij u internuan.

Please follow and like us: