Albspirit

Media/News/Publishing

Asnjëherë më shumë se sot nuk ka pasur një kuptim të veçantë Dita Botërore e Infermierëve!

 

Në situatën e një pandemie botërore, kur stafet mjekësore e veçanërisht infermierët që kanë qenë në ballë të betejës me Covid-19, meritojnë një falenderim të madh, meritojnë respektin tonë si shoqëri dhe vlerësimin e shpërblimin e duhur nga institucionet shtetërore; edhe në një ditë si kjo, kur shoqëria duhet të bëjë një “‭standing ovation‬” për infermierët tanë, del, si gjithnjë, dikush nga banda e pushtetit që ta prish dëshirën për urimin e duhur.
E kam fjalën për komedinë e radhës, kësaj here me aktor Taulant Ballën, që kishte çuar karafila për infermierët tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
Sado të mundohesh ta kapërdish, ta marrësh si një veprim qëllim-mirë, nuk mund ta shtysh hipokrizinë dhe fallsitetin e “Kajo Karafilit” të Ramës (se këto i kanë shumë qejf filmat me partizanë).
Pa‭ ‬pikë turpi bën gjithë atë dekor në‭ ‬oborr të spitalit, ku mediat janë “rastësisht”, në një kohë kur një ditë më parë i infektuari i fundit ishte një infermier nga Shkodra.

Bën show para infermierëve, kur një pjesë e mirë e të infektuarve në Shqipëri janë pikërisht nga ky grup, e kjo për arsyen e thjeshtë: nuk u janë dhënë pajisjet e duhura mbrojtëse.
Besoj se e mbani mend të gjithë, një kamera të fshehtë dhënë në media pak javë më parë, kur shefja e shëndetësisë në Tiranë, u thonte infermiereve që përdorni raki (merreni nga shtëpia) se as alkool e dizinfektues nuk kemi. Sa japin shfaqje të tilla pa shije, e mira do të ishte të blinin tamponë (jemi vendi që kemi bërë më pak analiza për covid-19).
Por, në një ditë si kjo as Taoja nuk mund të na heq vëmendjen nga protagonistët e vërtetë, infermirerët.

Të nderuar infermierë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, respekte e mirënjohje për kontributin tuaj në këto ditë të vështira.

Please follow and like us: