Albspirit

Media/News/Publishing

‘Hard to kiss you'(Vështirë të të puth)/Poetja shqiptare Irma Kurti, në tregun ndërkombëtar të muzikës

 

 

Me këngën “Hard to kiss you”(Vështirë të të puth), një bashkëpunim me kompozitorin italian Galliano Borsato dhe këngëtaren Nicole Galie

 

Shtëpia diskografike italiane Jaywork Records hedh në tregun ndërkombëtar muzikor këngën në gjuhën angleze titulluar: “Hard to kiss you” (Vështirë të të puth) me tekst të poetes së njohur shqiptare Irma Kurti dhe muzikë të kompozitorit italian Galliano Borsato.

Prej disa vitesh bashkëpunimi Kurti-Borsato ka sjellë këngë të arrira në tri gjuhë: italisht, anglisht dhe shqip. Këtë radhë prezantojnë krijimin më të ri: “Hard to kiss you” (Vështirë të të puth) nën interpretimin e këngëtares Nicole. Kjo e fundit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut për zërin e saj të fuqishëm, me një timbër dridhës, të veçantë dhe plot muzikalitet. Brenda pak orësh kënga ka marrë më mijëra shikime.

Orkestruesit e këngës janë Galliano Borsato e Luigi Stefanini. Kënga është regjistruar, miksuar dhe masterizuar pranë Newsin Studio në Venecia të Italisë.

 

 

 

 

 

Please follow and like us: