Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Besnik Jakaj: Etika e lajmeve në mediat vizive dhe rrjetet sociale

 

Dr. Besnik Jakaj

 

Dua të ndaj me ju një shqetësim të madh që kam unë dhe duhet të kemi të gjithë ne si shoqëri.

Në lidhje me ruajtjen e etikës në dhënien e lajmeve nga mediat vizive dhe rrjetet sociale, sidomos ato që lidhen me skena makabre dhe me patologji të theksuara mendore dhe perversitete, siç ishte rasti i fundit në Korçë.

Me abuzimin e babait me të bijën!

Së pari, këto fenomene patologjike dhe keqformime karakteriale, inçeste e fenomene të tjera të kësaj natyre njihen prej kohësh në shoqërinë njerëzore. Kjo është një sfidë për shoqërinë, por edhe për shëndetin mendore në vecanti.

Kjo është njëra anë.

Referuar rastit të fundit.

Publikimi në shumë qarqe mediatike e rrjete sociale me zë e figurë i këtij perversiteti patologjik, shkakton një traumë të jashtëzakonshme në shoqëri dhe sidomos tek fëmijët.

Kjo temë mund të shtjellohet pa fund për anët negative që përcjell në të gjithë shoqërinë, por nuk dua të zgjatem…

Le të marrim vetëm aspektin e dëmit që i shkaktohet në shoqëri vajzës së abuzuar nga i ati.

Kuptohet që duke publikuar zërin e vajzës, zërin e të atit, intervistën e të ëmës e divorcuar para disa kohësh me të shoqin, vajza e abuzuar është lehtësisht e evidentueshme sidomos në komunitete të vogla, sikurse është rasti konkret.

A e kuptojnë këto media që ajo vajzë do bullizohet dhe do përbuzet nga shoqëria shumë gjatë për të mos thënë do e vuaj gjithë jetën, sidomos nga shoqëria jonë me paragjykimet që ka, (të cilat here pas here i ka edhe pa lidhje).

Trajtimi i këtyre rasteve është detyrë e ligjit, por edhe e shëndetësisë.

Publikimi i tyre pa kurrfarë etike dëmton rëndë shoqërinë dhe kryesisht shtresat vurnerabël.

Ky nuk është informim i publikut!

Është gati-gati i ngjashëm me perversitetin patologjik të rastit në fjalë.

Dua t’u bëj thirrje shumë miqësore mediave të ruajnë kodin etik dhe të ruajnë ndjekësit e tyre dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Pasi mediat kanë rëndësi të jashtëzakonshme në jetën shoqërore.

 

Please follow and like us: