Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Unë jam Teatri Kombëtar dhe në mes të natës, në fshehtësi e shkelje të çdo norme, kanë shembur edhe një pjesë timen

Haris Vongli – Gazeta Koha Jone
Nuk jam penduar kurrë më parë kaq shumë e thellësisht që jam kthyer në Shqipëri, plot dy herë. Pamjet e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhuna e ushtruar mbi artistë, gazetarë e qytetarë më ka rënduar shpirtin e sytë, si të them, jam thyer pa kthim e jam dorëzuar. Sot jam dorëzuar! Ka rënë demokracia, ka rënë ligji, ka rënë drejtësia, ka rënë shteti, ka rënë morali politik, është errur çdo rreze drite.

Edhe njëherë është faktuar se sistemet diktatoriale kanë fytyrën e njerëzve tanë dhe jo të ardhurve nga planete të tjera. Shqipërinë po e shkatërrojnë bijtë e saj dhe kjo është pafundësisht çnjerëzore.

Shembia e Teatrit Kombëtar mbart çdo domethënie e simbol që duhet të kishte vdekur plot 30 vjet më parë. Mizore!

Ndërsa vitet kanë kaluar e unë jam rritur jo vetëm bilogjikisht por edhe si person, nga eksperienca, nga rrethanat, nga njerëzit me të cilët kam ndarë të njëjtin ajër, nuk jam ndierë kurrë kaq e cenuar, paçka se jam përpjekur gjithnjë të predikoj vlera e t’i them kujtdo se heshtja dhe servilizmi janë vrasës të profesionalizmit dhe integritetit njerëzor.

Jam përpjekur të ngre zërin për çdo padrejtësi e mos bëj kompromis pikërisht me lirinë, demokracinë, dashurinë për vlerat morale e forcën shpirtërore dhe për njerëzit që më kanë përfaqësuar mua e bashkëatdhetarët e mi denjësisht, ndër shekuj.

Kjo që ka ndodhur në mes të natës është krimi më i madh kushtetues, moral, institucional, historik, kulturor e njerëzor që ka ndodhur në memorien time.

Unë jam Teatri dhe në mes të natës, në fshehtësi e shkelje të çdo norme, kanë shembur edhe një pjesë timen. #unejamteatri

Nuk jam penduar kurrë më parë kaq shumë e thellësisht që jam kthyer në Shqipëri, plot dy herë. Pamjet e shëmbies së Teatrit Kombëtar dhe dhuna e ushtruar mbi artistë, gazetarë e qytetarë më ka rënduar shpirtin e sytë, si të them, jam thyer pa kthim e jam dorëzuar. Sot jam dorëzuar! Ka rënë demokracia, ka rënë ligji, ka rënë drejtësia, ka rënë shteti, ka rënë morali politik, është errur çdo rreze drite. Edhe njëherë është faktuar se sistemet diktatoriale kanë fytyrën e njerëzve tanë dhe jo të ardhurve nga planete të tjera. Shqipërinë po e shkatërrojnë bijtë e saj dhe kjo është pafundësisht çnjerëzore. Shembia e Teatrit Kombëtar mbart çdo domethënie e simbol që duhet të kishte vdekur plot 30 vjetë më parë. Mizore!Ndërsa vitet kanë kaluar e unë jam rritur jo vetëm bilogjikisht por edhe si person, nga eksperienca, nga rrethanat, nga njerëzit me të cilët kam ndarë të njëjtin ajër, nuk jam ndierë kurrë kaq e cënuar, paçka se jam përpjekur gjithnjë të predikoj vlera e t’i them kujtdo se heshtja dhe servilizmi janë vrasës të profesionalizmit dhe integritetit njerëzor. Jam përpjekur të ngre zërin për çdo padrejtësi e mos bëj kompromis pikërisht me lirinë, demokracinë, dashurinë për vlerat morale e forcën shpirtërore dhe për njerëzit që më kanë përfaqësuar mua e bashkëatdhetarët e mi denjësisht, ndër shekuj. Kjo që ka ndodhur në mes të natës është krimi më i madh kushtetues, moral, institucional, historik, kulturor e njerëzor që ka ndodhur në memorien time. Unë jam Teatri dhe në mes të natës, në fshehtësi e shkelje të çdo norme, kanë shembur edhe një pjesë timen. #unejamteatri

Posted by Haris Vongli on Sunday, May 17, 2020

 

Please follow and like us: