Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Kadare, skuadra e liliputëve dhe Teatri Kombëtar

Forca të shumta policie te Teatri Kombëtar. Liçaj: Policia po ...

Është e turpshme për mua të kërkosh përfshirjen e shkrimtarëve dhe të artistëve në lojërat e pista të partive, në dredhat e përdredhat e përditshme politike. T’i gardhosh ata artistët, shkrimtarët nën çadra partish.

Këto ditë çështja e nxehtë ishte ajo e Teatrit Kombëtar.
Unë kam qenë për mbrojtjen e ngrehinës së TK. Por ka që kanë qenë kundër. Unë nuk kam pse të bëhem armik me ata “kundër”. As t’u përmend buzën e varrit, t’u përmend pensionin, familjen, rrogën, biografinë.
“Aleanca për Teatrin” e Liçajt dhe e Budinës, sensibilizonte, lobonte, por nuk e mbronte dot TK. Unë e ardhuroj nervin qytetar te këta artistë.
Por…teatrin nuk e mbronin as Monika e as Basha personalisht. Ata u ‘ngujuan’ te Aleanca… pas aprovimit të ligjit për prishjen e TK. Thanë se policët do të shkonin mbi trupat e tyre. Kjo ishte lojë e ulët, kur dihej fundi… ata iu dorëzuan policisë.
Teatrin e prishi shoqëria shqiptare. E prishi Shoqëria politike shqiptare. Pse? Se Teatrin, kinematë e Tiranës, Lidhjen e Shkrimtarëve, Sarajin e Toptanëve… e të tjera monumente që u prishën, nuk i kanë interesuar askujt.
Teatrin nuk e deshën as të djathtët kur ishin më krye të Bashkisë. Teatrin e lanë të degradohen… për dreq. Teatrit i hoqën statusin e monumentit kulturor, e hoqën nga lista e monumenteve që me ligj mbrohen nga shteti.
Politika, në mos ka ndarë paret nën tavolinë, në heshtje e ka miratuar prishjen, e ka shitur me kohë teatrin…
….dje e shiti përfundimisht.
Kjo që shohim përplasje, deklarata, betime… është e gjitha lojë për konsum mediatik.
Ata e dinë që dhe ajo Shtëpia e rëndësishme në rrugën e Elbasanit nuk ka ndonjë deklaratë pro teatrit…
Atëherë përse në këto kalkulime të frikshme, në këto rrjeta mafiesh duan të përziejnë artistët?
Pse disa provokatorë të rëndomtë bëjnë me faj artistë a shkrimtarë që nuk ishin aq të nxehtë në luftën për Teatrin? Pse u dashka bashkë me Teatrin të bëhen Kurbanë dhe shkrimtarë, artistë?
Post Scriptum:
Unë personalisht kam qenë pro TK. Teatër i Ri. Le të bëhej diku tjetër. Ky ka qenë dhe është mendimi im. Dhe tani që u prish, unë jam që të ringrihet nga e para, siç ishte. Aty ku ishte. Më pëlqente.

Please follow and like us: