Albspirit

Media/News/Publishing

Çapajev Gjokutaj: Me teatrin po bëhet shfaqje

Capajev Gjokutaj Archives | 27.al

Me teatrin po bëhet shfaqje. Ata që e prishën nuk kishin asnjë emergjencë. Natyrisht asnjë emergjencë nga ato që lidhen me interesin publik. Mund të priste puna, nuk është se ndërtimin e të riut do ta fillojnë nesër apo pas një apo dy muajsh dhe u duhej sheshi gati, ndaj o burra fadromat e policët tinëz ndaj të gdhirë!

Këta, që bëjnë thirrje për protesta e tubime pa mbaruar mirë pandemia, vështirë se e kanë për interesin publik. Njerëzia sakrifikoi dy muaj e ca karantinë e mbyllje biznesesh, që ta vinte poshtë lëngatën dhe jo që ta nxirrte nga dera e t’i kthehet nga penxherja e gjullurdive.

Mua më ngjan se zhurma që po bëhet bie në vesh të shurdhër, popullit i hyn nga njeri dhe i del nga tjetri, pa kaluar te mendimi, pa le më të arrijë në zemër. Ka halle të mëdha përpara, pritet recesion, papunësi e varfëri, ndaj njerëzia as e qeth fare për kolltukët e njerës a të tjetrës palë.

Sido që ta tjerrësh të dyja palët e politikës po e përdorin tetarin për shfaqje a, thenë në një shqipe të vjetër, po bëjnë thiatro me teatrin. Gjetkë fle lepuri.

(Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’)

Please follow and like us: