Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet nga SHBA babai i zv/ministres së Arsimit

Priten arrestime për ndërtimet VRASËSE

Në një operacion, të zhvilluar së fundmi nën drejtimin e autoriteteve amerikane për trafik klandestinësh nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, Policia Shqiptare ka arrestuar edhe shtetasin Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu, njoftoi se ishin arrestuar 15 persona, në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”. Arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Një Task Forcë hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur

Drejtori i Policisë Veliu deklaroi se ndër të arrestuarit ishte edhe “shtetasi Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë”. Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
Please follow and like us: