Albspirit

Media/News/Publishing

Balil Gjini: Edhe një herë për teatrin

Balil GJINI: Cikël poetik | | Revista Letrare

Gjithnjë kam menduar se urrejtja e Ramës për kulturën dhe njerëzit e saj vjen nga paranojat dhe nga dështimet e tij. Ashtu siç shpjegon Shperi, arkitekti personal i Hitlerit, njeriu paranojak është qenia me natyrë të dyfishtë: ai kërkon armiq dhe admirues, njëherazi. Armiqtë për të justifikuat dështimet, admiruesit që t’i shtypë me putrën elefantërore, apo t’i mbysë si miza në ballgamin e pështymës së vet. Ai shkatërron dhe ndërton. Hitleri shpjegon se si Geringu do të digjte Londrën me bomba me gaz, sesi flakët do të përpinin shtëpinë. Dhe e gjitha kjo e ngazëllente. Kujtoni se si Rama i hodhi në erë disa pallate me dinamit, teksa vetë rrinte diku, më larg dhe i sodiste, duke mbajtur në sy dylbi, siç mbajnë spektatorët në një shfaqe teatrale.

Shperi shpjegon se Hitleri s’e shkatërroi Parisin ngaqë donte ta kishte si model krahasimi. Shëtitorja Champs Elysee është dy kilometra e gjatë, Hitleri do të ndërtonte shëtitoren e tij në Berlin, pesë kilometra. Harku i Triumfit është pesëdhjetë metra i lartë, Hitleri do të ndërtonte një të tillë njëqind e njëzet metra të lartë. Statuja e Lirisë në Nuremberg do të jetë katërmbëdhjetë metra më e lartë se Statuja e Lirisë në New-York. Rama do të ndërtojë një teatër që do të jetë nga më të mirët në Europë dhe që do të kushtojë rreth tridhjetë e pesë milion euro. E thotë shkoqur këtë, duke e ndierë kënaqësinë tek çdo shkronjë e shqiptuar, sepse paranojaku, i prirur nga ndjenjat e tij nekrofile, sheh tek shifrat diçka tejet më të bukur sesa vetë njerëzit. Veprat publike përbëjnë për njeriun e dështuar një lloj triumfi të zi, për ato gjëra që s’i ka bërë dot në jetë.

Paranojaku nuk ka opinione, por bindje absolute, fanatike. Hitleri do të priste gati njëzet e pesë vite për të realizuar planet arkitekturore, Rama njëzet e një vite për të prishur teatrin kombëtar. Për të realizuar ato që të dy kanë vepruar pa shpirt, pa dhimbshuri. Me gjakftohtësi katilash. Në një natë të errët e vrau Hitleri mikun e tij më të ngushtë, në një natë po të errët e prishi Rama teatrin. Kënaqësia e shkatërrimit tek ta është e jashtëzakonshme. Është kënaqësia t’iu prishësh të tjerëve festën, të vrasësh nusen në ditën e dasmës. Që dë dy ishin piktorë. Që të dy të dështuar.

Që të dy kanë gjuhën dhe simbolet e tyre, që lidhen me shkatërrimin, por që shfaqet edhe si kult i përjetësisë dhe rinimit të përjetshëm. Hitleri fliste për zgjidhjen përfundimtare, Rama flet se ne s’kemi parë asgjë akoma. E dimë se profeti Nembrod, para se Zoti të shembte kullën e Babalonit, mori një tufë papagajsh dhe u mësoi gjuhën e vjetër. Që të mos harrohej. E dimë se Hitleri dhe Rama, të shfaqur si profetë të rinj, kanë bërë të kundërtën: admiruesve, ose papagajve të tyre, nuk u kanë mësuar gjuhën e vjetër, por gjuhën e tyre të re. Kështu bëri Hitleri, kështu po bën edhe Rama. Ky i fundit është i rrethuar nga një shpurë prej erionveliajsh, taulantballësh, elisaspiropalësh, të cilit përsëritin papagajçe gjuhën e tij. Kjo e kënaq paranojakun, por edhe e mërzit. Ai mund t’i puthë në ballë admiruesit, t’i çojë në shtrat, por edhe mund t’i shajë me rrënjë e me degë, t’i qëllojë me shpulla në faqe dhe me shkelma bythëve.

Paranojaku është i kaplluar nga guximi dhe nga frika, njëherazi: Hitleri iu turr të gjithë botës dhe e mbushi me kryqe varresh. Por, kur erdhi puna tek fundi, u struk i frikur si iriq tek një tunel antiatomik.Rama i është turrur kujdo: opozitës, mediave, gjykatave, parlamentit. Ama është strukur së bashku me breshkat tek shtëpia-tunel në Surrel.

Paranojaku dështëk, i prirur nga deliri i nadhështisë, i imagjinon veprat e veta të përjetshme. Hitleri i thotë gruas së Shperit se burri i saj po ndërton gjëra që s’janë ndërtuar qysh prej katërmijë vjetësh. Diçka të ngjashme tha edhe Rama për veprat e tij, që do të jenë të përjetshme. Por ne e dimë se një i dështuar është në thelb një impotent. Impotencën e tij mashkullore ai e zëvendëson me kullat fallike…

Please follow and like us: