Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Zhupa: Krimi po pastrohet me mjete private që maskohen me logon e bashkisë

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencën e shembjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumente, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumenteve që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionët janë në pronësi private të 2 kompanive të ndërtimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të radhes do ju japi këtyre kompanive për ndërtim si përgëzim për punën e palodhur në shembjen e Teatrit Kombëtar?

Zhupa: Veliaj përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit

DOKUMENTI/ Zhupa denoncon skandalin tjetër të Veliajt me teatrin: Po përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit

https://oranews.tv/article/shembja-e-teatrit-ina-zhupa-krimi-po-pastrohet-me-mjete-private-kamuflohen-me-logon-e-bashkise?fbclid=IwAR38krxMS2r-pyBqr75MjeX3H0hvuJ8FE5GclI0ttLhvLvku1INO3fNX0m4#.XsazEqKY-JA.facebook

 

Please follow and like us: