Albspirit

Media/News/Publishing

Margarita Kola: Dikotomia e përdorur dhe alibia e paskëtajme

 

Image may contain: Margarita Kola

Dy fjalë për facebookistat me pagesë të partive, por edhe për njerëzit e thjeshtë që kanë mendim të pandikuar.

  1. Ashtu si për çështjen e teatrit kur politika me propogandë nga mëngjesi në darkë i ndau në pro dhe kundër teatrit të ri ju kujtoj se të gjithë ishin pro teatrit të ri por diferenca bëhej nga fakti që shumica nuk donin prishjen e të vjetrit por restaurimin e tij, po përpiqen të na ndajnë tani në pro dhe kundërvirusista.
  2. Shqiptarët përfshi dhe mua që isha mbështetëse që prej fillimit e qëndrimit në shtëpi mendoj se ishin shembullor në zbatimin e ligjit dhe për këtë nuk ka diskutim. I vetmi diskutim ishte mbi çështjen e proporcionalitetit të masave ku përsëri shumica ishin të mendimit që masat ishin disproporcionale krahasuar me numrat e të prekurve që na paraqiteshin.
  3. Në këtë vend është e pakuptimtë më të flasësh për zbatues dhe kundërzbatues të ligjit siç disa facebookistë janë turrur të akuzojnë facebookistët e tjerë kur vetë qeveristat e shkelin ligjin duke e bërë ligjin.
  4. Në përpjekjen titanike për të mbajtur të motivuar militantët dhe për të denigruar kundërshtarët me çdo mjet makineritë qeveritare prodhojnë etiketa pro dhe kundër. Nëse nuk je me ne je me kundërshtarin tonë.Midis tyre dhe kundërshtarit hapësira paraqitet boshe për të mos dhënë asnjë alternative tjetër.Ka gjithmonë prorista, midista dhe kundërista dhe kjo është e pashmangshme për t’u mos konsideruar.
  5. Reagimi në protestë i qytetarëve për shembjen e teatrit nuk ka asgjë ndryshe nga reagimi qytetar tek liqeni i Tiranës. Të dyja reagimet në mendimin tim janë shpërthime që vijnë nga mungesa e transparencës në vendimmarrje, mungesa e llogaridhënies dhe arroganca e qeveristave tanë.

Nuk ka teatrista dhe antiteatrista; nuk ka virusista dhe kundërvirusista; nuk ka zbatues dhe kundërzbatues të ligjit dhe nuk ka vetëm prorista dhe kundërista në këtë vend. Në këtë vend ka ide të ndryshme dhe jo vetëm dy si në çdo vend tjetër.

Por këtu ka qeverista të cilët na ndajnë në të tillë që të na përplasin ndërvedi ne që tallemi çdo ditë prej tyre. Kështu qeveristat na largojnë vëmendjen prej tyre dhe na lodhin nervash në betejën midisnesh.

Pushoni së linçuari njerëzit dhe bashkohuni qytetarisht kundër çdo shpërdorimi që i bëhet përfaqësimit tonë nga ata që na përfaqësojnë.Detyra jonë sot është që të luftojmë padrejtësinë, arrogancën dhe hajninë që ju bëhet të drejtave tona kushtetuese. Të drejtat tona janë të njëjta që në lindjen tonë natyrale dhe askush nuk është i ndryshëm në gëzimin e tyre.

Alibitë janë mjete për të prodhuar të vërteta nga ata që nuk e kanë të vërtetën në anën e tyre.

Sloganit “Bëj siç them unë dhe mos bëj siç bëj unë” sot përveç neverisë i duhet marr fryma.

Please follow and like us: