Albspirit

Media/News/Publishing

Yllka Mujo, foto dhe mesazh për Teatrin Kombëtar

Aktorja e njohur Yllka Mujo ka postuar disa rreshta të ndjerë për Teatrin Kombëtar që u shemb mesnatën e 17 majit. Në porfilin e saj në rrjetet sociale, aktorja kujton disa momentet e saj të kaluara në këtë teatër, duke lënë të kuptohet se ishtë edhe kundër shembje, pasi sipas saj, ai kishte shumë për të dhënë.

“Ne nderim te dashurise!

Ti me deshe ashtu siç di te doje arti! Tek ti dhashe dhe mora fryme, dhimbje, kenge, lot , kercim, lodrova si femije, dashurova, enderrova, jetova! Me rrite, me mbajte, me perkunde kur me dhimbte zemra, ti ishe kopeshti ku jeta ishte vertete e bukur! Ne rrenojat e tua ti mban dashurine e madhe dhe dhimbjen time te thelle, mban dritherimat e perkushtimit dhe nderimit tim!
Edhe pse te lane xhveshur e zbathur, ti pate shume per te dhuruar!
Mirenjohja ime per ty nuk ka kufi”, shkruan aktorja.

Please follow and like us: