Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike Haiku nga Sabina Darova

Sabina Darova – DRITARET PËRBALLË – DritarjaOnline

1.
Luleshega skuq
Dëshirimin
Pas dritares.
2.
Shkruaj mendime
Kacavjerrëse,
Që s‘i arrij kur zgjatem.
3.
Ujrat e katarakteve
Puthen me shkëmbinjtë.
Si thua, pajtohemi?
4.
Në rafte stinët
Ruajnë miqësitë
Brenda errësirës.
5.
Butësisht bisht i lepurit
Mbi autostradë rrëshqet…
Kërshëri e pamënçur.
6.
Lagështi e dimrit
Zilepset nga njomështi
E buzëve të tua.
7.
Avuj fryme
Sfidojnë dimrin
Pa dorashka.
8.
Syri yt
Ulli i pjekur që
Përkëdhel lëkurën.
9.
Nyje e dylltë
Lidhur murit të kujtesës
Familja
10.
Shiu imcak
Mbars trungjet.
S‘di të zgjedh kërpudhat…
Please follow and like us: