Albspirit

Media/News/Publishing

Zoti Kryeministër, hiqe traun e Kalimashit!

Image may contain: Bislim Ahmetaj, standing, cloud, sky, mountain, outdoor and nature

 

Një nga masat lehtësuese të domosdoshme dhe të menjëhershme që duhet të marrë qeveria shqiptare qysh në ditën e parë të hapjes së kufijve është heqja e taksës në rrugës e kombit.
Kjo masë ndihmon në mënyrë të drejtëpërdrejtë operatorët turistikë në bregdetin shqiptar nga Velipoja në Ksamil.
Kjo masë inkurajon dhe rrit numrin e pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët këtë sezon turistik “pandemik” do të përbëjnë shumicën e pushuesve “të huaj”.
Dihet prej kujtdo se çfarë programimi bëjnë turistët perëndimorë, shumica absolute e të cilëve i kanë anulluar të gjitha axhendat e këtij viti.
Pra numri i pushuesve nga vendet e tjera do të jetë një pikë ujë në Adriatik dhe Jon.
Këtë duhet ta kërkojnë me ngulm shoqatat e operatorëve turistikë, ato të transportit të mallrave, Dhomat e Tregëtisë dhe Industrisë të tri vendeve Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Lindore.
Heqja e kësaj tarife, qoftë edhe vetëm për këtë sezon turistik, përveçse do të ketë impakt të shpejtë në ekonominë tonë të shërbimeve do të ishte edhe një gjest patriotik, moral, një ndjesë ndaj shqiptarëve.
Ti e ke treguar me vepra që s’ke asnjë ndjenjë patriotike, aq më pak moral, po bëje të paktën për pragmatizëm politik.
Të garantoj që do të mirëkuptojnë edhe Çeti i “Kastratit” edhe Pllumbi i “Salillarit”.
Hiqe traun e Kalimashit që të vërshojë turizmi patriotik në këtë periudhë dramatike për ekonominë e rrënuar shqiptare.
Mos i merr leje as Vuçiçit, as Sorosit, bile mos i trego as Lulit.
Bëje krye në veti njëlloj si ato vendimet e orës 9 të darkës kur thua “Ta bëjmë edhe këtë fundjavë izolim”!

Please follow and like us: