Albspirit

Media/News/Publishing

Dritëro Agolli: Exegi monumentum!

The rare testimony of Dritero Agolli. In 1965 I was called to the ...

Ju thoni si të doni, po në prill a në maj,
Bariu do gdhendë fytyrën time në kërrabë
Dhe baresha në shtambën e saj
A në medaljen që var për festë në qafë.

Dhe ndofta poçari me bluzë e me duar pis
Me baltë të pjekur do ngrerë statujën time të thjeshtë
Dhe duke e vënë atje mbi një gur a një plis
Do thotë: “Ky burrë këtu le të jetë”!…

Ju thoni si të doni, do ndodhë kjo sigurisht.
Kjo mundet të ndodhë në fshatin tim nën Moravë,
Po mbase diku dhe në Kuç, në Bënçë a Vranisht,
Kryesorja është se fytyra ime do gdhendet në kërrabë…

1995

 

Please follow and like us: