Albspirit

Media/News/Publishing

NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS – TUTINI

 Ali DACI (@AliDACI4) | Twitter

HISTORIKU I SHKURTËR

(Pjesa e parë)

 

Tutini bënë pjesë në territorin e Sanxhakut. Tutini është krijuar si vendbanim në brezin e ish liqenit të Shtavicës dhe se banorët e parë në këto troje ishin dardanë. Në kohën e shtetit mesjetar serb Tutini ishte në kuadër të Rashkës dhe pas ardhjës së sllaveve të jugut në këto anë, një pjesë e madhe e popullatës autoktone shqiptare me dhunë u dëbua dhe u shpërngul për në veriun e Shqipërisë, në Malësinë e Mbishkodrës.

Pas betejës së Kosovës (1389) deri në vitin 1396 kjo trevë gjendej nën sundimin e Vuk Brankoviqit, kurse në vitin 1426 Fusha e Peshterit përmendet si territor i vasalit turk Despot Brankoviqit.

Islamizimi i Sanxhakut filloi në shekullin XV. Defterët turke shënojnë se në kuadër të Tutinit si qender administrative bëjnë pjese këto fshatra: Gjerekari, Naboji, Draga, Shpilani, Lohja, Kovaçica, Fusha e Madhe, Mallana, Orashi, Ribariqi, Sashi, Cërnokrpa, Boroshtica, Leskova dhe Dollova.

Fushata e spastrimit etnik nga turqit që u aplikua në Kelmend në shekullin XVII në Rrafshlartën e Peshterit solli 270 familje kelmendase. Shumica e tyre u kthyen në vatrat stërgjyshorë, por pati edhe të tilla që erdhën për herë të parë këtu. Sipas historianëve serbë dhe turq del se në këtë trevë jetonin shqiptarët, por që më vonë struktura e popullsisë u përzie edhe me pakicën sllave, pakicë kjo e cila më vonë me imponimin e gjuhës sllave do arrijë që një pjesë të madhe të popullatës autoktone shqiptare ta sllavizojë duke iu imponuar gjuhën serbe.

Sanxhaku kurrë po thuaj nuk ishte i qetë, ai gjithmonë luftoi kundër armiqve pushtues, kështu në vitin 1809 shqiptarët e kësaj treve së bashku me kelmendasit e Rozhajës luftuan kundër serbëve dhe për mbrojtjen e Suhodolit u vranë rreth 600 shqiptarë. Janë të njohura luftërat kundër pushtuesit turk e sidomos ajo e vitit 1831, luftë kjo kundër Mustaf Pash Bushatit ku për mbrojtjen e Tutinit në ndihmë kishin ardhur luftëtarë shqiptarë nga Bihori dhe nga Tregovishta. Isa Boletini me ushtarët e vet këtu e gjeti një mbështetje të fortë dhe me 15 korrik të vitit 1912 e çliroi Pazarin e Ri dhe gjithë Sanxhakun nga turqit më përjashtim të Priepoles dhe Pribojit, vendbanime këto veç të asimiluara në kohen e pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo liri nuk zgjati shumë, pasi me 23 tetor të vitit 1912 filloi Lufta Ballkanike dhe Sanxhaku u pushtua prapë nga serbo-malazezët. Tutini u takoi malazezëve dhe aty erdhën forcat e Avro Cemoviqit. Tri vjet pas pushtimit serbo-malazez e zëvendësoi pushtimi Austro-Hungarez. Më shpërthimin e Luftës së Parë Botërore u largua pushteti i austro-hungarezëve që ishin përkrahës të shqiptarëve dhe formimi i Jugosllavisë së Versajës më 1.12.1918 kësaj treve i solli robërinë për 22 vite me radhë. Gjatë kësaj kohe të robërisë shqiptarët e Sanxhakut përjetuan gjenocid të vërtetë. Duke mos pas zgjidhje tjetër, përveç pushkës për çlirim kombëtar u formuan çetat kaçake të cilëve u prinin kaçakët e njohur si vëllezërit Mushoviq, Jusuf Mehoniqi, Hasan Boshnjaku, Hysni Boshkoviqi, Avdyl Kollashinci, Feriz Sallku, Murat Lotina etj, të cilët mbanin lidhje me kaçakët e Podgurit dhe ata të Rugovës. Ky bashkëpunim u thellua edhe më shumë kur në Tutin në vitin 1919 nga Dukagjini erdhi Ali Ramadani më 23 kaçakët e tij, pasi që në Podgur e ndiqte Miliq Krsta.

Tutini shpesh është larë me gjakun e shqiptarëve dhe një gjakderdhje të tmerrshme e përjetoi në vitin 1924 kur Kosta Peçanci e Miliq Krsta në Tutin vranë 27 shqiptarë e në mesin e tyre edhe pesë gra.

NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS- TUTINI (2)

NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS- TUTINI (3)

Ali Daci: NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS- TUTINI (4)

Ali Daci: NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS- TUTINI (5)

Please follow and like us: