Albspirit

Media/News/Publishing

1999/Beniamin Netanjahu denoncon krimet serbe në Kosovë dhe koncert humanitar në Tel Aviv

 

 

Asgjë nuk është e krahasueshme dhe as nuk mund të krahasohet me Holokaustin e popullit tonë, por si hebrenj nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballemi me imazhe të Kosovës: me mijëra refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyra e frikshme që shikojnë nga trenat në hekurudha, nga fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre.

Si hebrenj këto pamje na prekin më shumë se çdo popull tjetër dhe si hebrenj ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të kujtuar, kuptuar dhe vepruar.

Fotografia e Cerciz Loloci

Koncert humanitar në Tel Aviv në mbështetje të Kosovës

Më shumë se 30 mijë izraelitë u mblodhën në Tel Aviv, në 1999 në koncertin humanitar që solidarizoheshin me refugjatët shqiptarë nga Kosova. Organizatorët e koncertit thanë se kishin mbledhur 700 mijë USD për të zhvendosurit. Në koncert morën pjesë artistë më të njohur izraelitë. Ata thanë se kishin mbledhur më shumë se gjysmë milioni dollarë amerikanë. Shumë nga ndihmat financiare u mblodhën në një bankë të ngritur rishtas në vendin e koncertit. Gjithashtu mësohet ushtarët izraelitë po udhëheqin një spital me 100 shtretër në kufirin maqedonas për të trajtuar refugjatët që iknin nga konflikti në Kosovë që kur NATO filloi bombardimin e Serbisë.

Please follow and like us: