Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Bazuar në të dhënat preliminare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare në përbërjen e re parlamentare te dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut, do të kenë 32 deputet. Kjo nuk ka ndodh që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani më së shumti që kanë mundur të nxjerrin deputet shqiptar ka qenë 29 edhe atë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputetë, në njësinë e pestë me 3 deputetë, në njësinë e dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputetë.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë.

Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore. (KORTEZI- INA)

Please follow and like us: