Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Emiri: Mirënjohje bashkisë së Gjirokastrës dhe skulptorit Mumtas Dhrami!

 

Bashkia Gjirokastër organizoi më 17 korrik ceremonine e përurimit të basorelievit simbolik në nderim të librarit Alizot Emiri, në vendin ku ai punoi me përkushtim e pasion të veçantë për librin për mbi një çerek shekulli. Pjesëmarrja në këtë ceremoni e autoriteteve të pushtetit vendor si dhe e shumë intelektualëve e banorëve të Gjirokastrës ishte dëshmi e vlerësimit që tregohet në këtë qytet me tradita të veçanta kulturore për librin, dijen e kulturën.

Duke u ndjerë mjaft të nderuar, ne familjarët e Alizotit:

– Falenderojmë me mirënjohje grupin e intelektualëve e qytetarëve gjirokastritë, që i propozuan bashkisë për vendosjen, në vendin ku ka funksionuar libraria, të basorelievit simbolik, për të nderuar kujtimin e librarit Alizot Emiri!

– Falenderojmë me respekt Kryetaren e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, që miratuan vendosjen e basorelievit simbolik, në nderim të librarit të vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”, me motivacionin: “Personalitet i spikatur i inteligjencës gjirokastrite, me një kontribut të shquar në promovimin e librit, dijes, artit, kulturës e emancipimit të shoqërisë”!

– Falenderojmë e përgëzojmë mikun familjar Mumtas Dhrami, skulptor i popullit, i cili e realizoi me mjeshtëri në bronx basorelievin simbolik!

 

Please follow and like us: