Albspirit

Media/News/Publishing

Si do e ndryshojnë të rinjtë të ardhmen? Marjana Koçeku, studentja që garon për Ambasadore Europiane e të rinjve në Ballkanin Perëndimor

 

Ajo është një studente ekselente dhe një aktiviste e shkëlqyer e të drejtave të njeriut. E ka ndërtuar jetën dhe do ta ndërtojë dhe karrierën e saj në bazat e forta të edukimit dhe dijes. E kush më mirë se rinia mund ta bëjë ndryshimin dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Padyshim që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm të rinjsh me plot jetë dhe energji. Rinia si vitaliteti i një kombi ka në dorë shumë të bëjë, por shumë pak kush e merr guximin. Sot Marjana Koçeku me nismën e Bashkimit Evropian po garon për Ambasadore Europiane e Rinisë. Çfarë do të thotë kjo? Që ajo do të jetë një zë i yni në Europë tashmë, ku do fillojë dhe karrierën e saj diplomatike duke mbështetur gjithnjë Shqipërinë dhe shqiptarët me qëllim krijimin e një rajoni dhe një të ardhmeje më të sigurt.

Ju sot mund të kontribuoni duke votuar Marjanën online në linkun https://www.webalkans.eu/voting/marjana-koçeku/

Hapat për të votuar:

  1. Kliko REGISTER vendos emailin që e ke aktiv dhe krijo një kod cfarëdo.
  2. Kliko tek rrethi I vockël pranë PRIVACY POLICY
  3. Bëji REGISTËR dhe kliko linkun që të vjen në email.
  4. Vendos përsëri EMAIL dhe KODIN që vendose në fillim dhe bëji vote tek emri MARJANA KOÇEKU.

 

Please follow and like us: