Albspirit

Media/News/Publishing

Poetja Irma Kurti boton “Zëri yt tretet në erë”

 

 

 

Një homazh për balerinën Rivja Fiora, ëndrrat e së cilës u venitën në moshën më të bukur…

 

Irma Kurti sjell për lexuesin shqiptar librin e ri me poezi, të titulluar: “Zëri yt tretet në erë” nën logon e Shtëpisë Botuese Ada.

“Ky është një libër i veçantë për mua, sepse i dedikohet balerinës Rivja Fiora, që banonte në Itali, ëndrrat e së cilës u venitën në moshën më të bukur, pikërisht kur jeta po i buzëqeshte dhe po i hapte dyert e suksesit. Dëshiroja që të ishte një homazh për Rivjen, e cila ndoqi deri në çastin e fundit pasionin e saj të madh për baletin”- thotë Irma Kurti.

Në parathënien e librit, kritiku italian Lorenzo Spurio shkruan: “Poetja italo-shqiptare Irma Kurti, me një aktivitet letrar stimulues, ka në arkivin e saj shumë vëllime poetike, si në italisht ashtu edhe në gjuhën amtare. E predispozuar në mënyrë të veçantë dhe e pandashme nga tematikat e një sentimenti autentik dhe gjithëpërfshirës, të analizuara me qartësi, pa fanatizëm apo peripeci të guximshme, Kurti ngrihet si mbrojtëse e një bote të humbur, të përbërë nga ngjyra, siguri dhe gëzime me familjen, që ka gdhendur tek ajo, jo vetëm mësimin që çdo bërthamë familjeje duhet të ofrojë, po dhe dashurinë për jetën, për tokën, respektin, vlerësimin për të tjerët, përkujdesjen për ndjenjën e përkimit të dyfishtë të tokave të ndara nga një rrip uji”.

Poetja shqiptare Irma Kurti ka botuar njëzet libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht. Jeton në Bergamo të Italisë.

                                   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: