Albspirit

Media/News/Publishing

L’AURORE, 1951/VIRGINIA BLACKBURN, MOTRA E MBRETËRESHËS GERALDINË, VIKTIMË E HAJDUTËVE MISTERIOZË NË VILËN E SAJ NË VILLENNES-SUR-SEINE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2020

 

“L’Aurore” ka botuar, të hënën e 24 dhjetorit 1951, në ballinë dhe në faqen n°8, një shkrim në lidhje me vjedhjen e xhevahirëve të motrës së mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Motrës së mbretëreshës i kanë vjedhur xhevahirët

 

Znj. Blackburn (Virginia), motra e ish-sovranes së Shqipërisë, qe vikitimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj në Villennes-sur-Seine, të cilët i vodhën xhevahirë të një vlere mbi një milion (franga).

Motra e Mbretëreshës Geraldinë, gruas së ish-mbretit Zog, znj. Blackburn jeton me burrin e saj në një pronë të merekullueshmë “Le Manoir” që gjendet në rrugën n°11, Maréchal Galliéni, në Villennes-sur-Seine.

Znj. Blackburn vuri re, të shtunën në mëngjes, se kasaforta e saj e xhevahireve, e vendosur mbi një komodë në sallonin e pritjes në katin e parë ishte pothuajse e zbrazur tërësisht.

Disa unaza dhe byzylykë prej ari masif, si dhe një gjerdan perlash, të gjitha me vlerë mbi 1.200.000 franga, ishin zhdukur.

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France

Znj. Blackburn paraqiti menjëherë një ankesë (denoncim) në komisariatin e policisë në Poissy dhe komisari Lavalette, shef i seksionit të Argenteuil filloi të hetonte pa u zgjatur për këtë vjedhje misterioze. Në fakt, asnjë shenjë dhunimi nuk u vërejt mbi mobiljet apo dyert e pronës. Për këtë, është e nevojshme që autori apo autorët e vjedhjes të jenë në dijeni për zakonet e zonjës së shtëpisë.

Z. dhe Znj. Blackburn(Joseph dhe Virginia)kanë katër shërbëtorë në shërbim të tyre, të cilët u morën në pyetje për një kohë të gjatë nga komisari Lavalette, por nuk dhanë asnjë hollësi”.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-aurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

Please follow and like us: