Albspirit

Media/News/Publishing

Ardita Lajçi-Gjocaj: GJYSHJA IME!

S’arriti t’i prekte mrekullitë e botës,
Ndaj vdiq si një virgjëreshë.

Zemrën e saj t’bardhë
Nuk arrita ta ruaj
Në mungesë farmaline.

Si besimtare e dogmave
Ndjej se u ngjit shkallëve të parajsës.
Telepatinë e trashëgova
Para çdo sfide, m’vjen në ëndërr.

Për dallim prej saj
Zoti im eshte aq hyjnor,
Sa s’marr guxim
Ta kufizoj brenda një religjioni.

Si statuja prej allçie
Shuhen jetëra
N’furtunën e shekullit.

Gjyshja m’u shfaq prapë në ëndërr!

Hap sytë
Prek veten me ndjesi
Uhhhh akoma jam gjallë?
Mbase Zoti s’kishte muzë, të më marrë!

Por…
Kush e di se ku do te vrasë rrufeja sot!

06.08.2020 Brügg Ch.
Ardita L-Gj

Please follow and like us: