Albspirit

Media/News/Publishing

Situata e rënduar nga Covid-19 e nxorri Ramën si ‘mbreti lakuriq’

Albina DEDA

 

Sot situata e Covid-19 po përjeton rritje në Shqipëri si pasoje e përafrimit joprofesional të epidemisë.

Shqipëria u mbull me masa drastike që në fillim të epidemisë dhe vazhdon keqmenaxhimi pa një strategji funksionale kur kanë kaluar gjashtë muaj nga shfaqja e epidemisë në vend, si dhe nuk arrijnë të bëhet e zbatueshme faza ku jemi aktualisht, rihapja.

Kjo ndodh pasi kryeepidemiologu Edvin dhe ‘ekspertët’ e shëndetësisë kanë dështuar dhe humbur besimin e publikut pra qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të zemëruar pafund me mënyrën e gabuar të trajtimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë edhe pse opozita ka sugjeruar nëpërmjet anëtarëve të departamentit të shëndetësisë mënyrën për ta mirëmenaxhuar këta vazhdojnë përsëri të bëjnë një menaxhim si të një shekulli më parë.

Kur opozita sugjeronte dhe kërkonte testim e po ashtu dhe OBSH, kryepidemiologu Edvin kufizoi testimin.

Sot dështimi i tyre është i qartë për të gjithë, dështim që e ka fillesën në numrin e vogël të testeve dhe pa masa inteligjente.

Testimi masiv bën një kontroll të situatës, ndihmon në përcaktim në kohë të diagnozës, trajtimit, duke parandaluar shkuarjen në stade të përkeqësuara dhe humbje jete!

Masat qytetarët i zbatuan, por asnjëherë nuk u trajtuan si partnerë e sot gjendja është e përkeqësuar edhe në QSUT, spitalet, qendrat shëndetësore, administrata, supermarketet, qendrat tregtare, bizneset e transportin.

Shqiptarët e kanë të vështirë tashmë të besojnë tek një shtet që nuk arrin të menaxhojë institucionet e administratën e kryesisht institucionet e shëndetit dhe më e rënda është fshehja e realitetit, transmetimit në spitale pasi kjo qeveri ka dështuar me shëndetësinë, e ka degraduar në atë masë sa nuk mundet më t’i bëjë ato tashmë të sigurta e të besuara për qytetarët e saj!

Please follow and like us: