Albspirit

Media/News/Publishing

Pirlo rikthehet te Juventusi

Andrea Pirlo rikthehet te Juventusi, por këtë herë si trajner i skuadrës kampione të Italisë. Gazeta “Sky Sport” publikon lajmin që vjen pak orë pasi “Zonja e Vjetër” shkarkoi trajnerin Maurizio Sarri. Ky i fundit u bë “kurban” menjëherë pas skualifikimit të Juves nga Champions League. Sipas shtypit italian, ka qenë një zgjedhje direkte e presidentit Andrea Agnelli, me të cilin Pirlo është takuar në Continassa. Ish-mesfushori italian e njeh mjaft mirë Serinë A pasi prej shumë vitesh ka luajtur me ekipet më të mira.

Please follow and like us: