Albspirit

Media/News/Publishing

Kultura dhe imazhi i Kosovës/Apel për mbështetje të “Festivalit Ndërkombëtar Muzikor”

 

Drejtoresha Ekzekutive e eventeve kulturore Arta Haziri Nuhiu, mbështetur nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare do të organizojë “Festivalin Ndërkombëtare muzikor” me 30 gusht 2020 në Gjilan, Kosovë. Deri më tani janë konfirmuar 30 shtete pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe kulturore.

Shuma e këtij organizimi të përmasave ndërkombëtare është llogaritur afërsisht rreth 20 mijë euro, por së bashku mund t’ia dalim duke i shëbyer drejtpërdrejtë atdheut tonë!

Ky evendt kulturor është festival ndërkombëtar muzikor ku garojnë pjesëmarrës nga shtetet shqipfolëse, por edhe shumë vende të tjera të Europës. Këtë vit kemi ndryshuar strukturën e realizimit për shkak të pandemisë, kështuqë ai do të mbahet për 1 natë, në platformën online.

Garuesit ndahen në bazë të moshës në disa kategori.

Aplikimi është i hapur në 5 konkurime/zhanre:

  • Folk
  • Pop/rock
  • Original song
  • Muzikë klasike
  • Muzikë e filmit

Ju mund të aplikoni në aq zhanre sa dëshironi, nga 1 deri në 5.

Duhet të realizoni një video duke kënduar, në studio ose live dhe ta dërgoni në email.

Video duhet të xhirohet në ambiente të bukura artistike.

Organizatorët do të ndajnë cmime për cdo kategori dhe konkurim.

Pjesëmarrja do të bëjë të mundur që ju të merrni ftesa nga drejtorët e festivaleve ndërkombëtare për pjesëmarrje të ndryshme.

Drejtoresha Ekzekutive e eventeve kulturore Arta Haziri Nuhiu

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, z. Florim Rullani.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, z. Ilir Hereqi.

 

Nr. llogaris Bankare është:  BPB: 1302001002444354.

 

 

 

Please follow and like us: