Albspirit

Media/News/Publishing

Zolal Habibi: Maryam Rajavi bën thirrje për aksion për të shpëtuar të burgosurit në pritje të ekzekutimit

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka drejtuar një thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar që të bëjë një përpjekje të përqendruar për t’ua shpëtuar jetën protestuesve të arrestuar gjatë kryengritjeve të fundit, të cilët janë dënuar me vdekje dhe gjenden përballë ekzekutimit. Ka një numër të burgosurish politikë të cilëve u rrezikohet jeta në këtë mënyrë.

NCRI i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të të Drejtave Njerëzore, si dhe organizatave të tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut që të marrin masa urgjente me qëllimin për të parandaluar dënimin kriminal me vdekje që është dhënë për Hossein Reihani-n. Ky i burgosur politik është arrestuar gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 në Iran.

Agjentët e inteligjencës të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e arrestuan Reihani-n më 7 dhjetor 2019, në shtëpinë e tij në qytetin Eslam-shahr pranë kryeqytetit iranian Teheran.

Raporte të reja protestash nga pjesë të ndryshme të Iranit

Foto të punëtorëve të industrisë iraniane petrokimike, të naftës dhe gazit natyror në grevë

Njerëz nga pjesë të ndryshme të shoqërisë iraniane po zhvillojnë protesta për të kërkuar rrogat dhe pensionet që u janë vonuar.

Të martën, protesta mbarëkombëtare e punëtorëve në industritë iraniane petrokimike, të naftës dhe të gazit natyror vazhdoi për të njëmbëdhjetën ditë rresht.

Sipas raporteve, rafineria Bidkhoon dhe Iran Ring of Industry Company janë mbyllur plotësisht. Edhe Kompania Tanesh Gostar është në grevë. Gjithashtu, edhe punëtorët e kompanive Omran Sanat, Farzin Moradi, Rugby Pouya, Gil Sanat dhe Kayhan Pars janë në grevë.

Një grup infermierësh të spitaleve të Urmia-s, në Iranin veri-perëndimor, u grumbulluan para zyrës së guvernatorit të hënën, më 10 gusht, për të protestuar ndaj faktit që rrogat u janë vonuar për disa muaj.

Protestuesit thanë që orët e punës u janë shtuar nga 160 orë në muaj në 175 orë në muaj, pa iu rritur rrogat. Çdo infermier detyrohet tani të punojë 50 orë të detyrueshme jashtë orarit në muaj.

Gjithashtu të hënën, punëtorët me kontratë të Kompanisë së Ujit dhe Ujërave të Zeza në Ahvaz u grumbulluan jashtë ndërtesës së kompanisë për të protestuar ndaj vonesave në dhënien e rrogave.

Punonjësit e Planit të Reformës së Sistemit Shëndetësor u grumbulluan përpara Zyrës së Guvernatorit të Khuzestan të hënën. Mes kërkesave të këtyre demonstruesve janë implementimi i planit të klasifikimit të punës, pagesat e rregullta të rrogave, ndryshimi i statusit dhe eliminimi i kompanive kontraktuese.

Please follow and like us: