Albspirit

Media/News/Publishing

PARIS-PRESSE PËR BEKIM FEHMIUN (1967): PARIZIENET DO TË ÇMENDEN PAS TIJ!

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Gusht 2020.

 

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen n°10, një shkrim mbi reagimin asokohe të vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut, pasi kishin parë filmin e tij “J’ai même rencontré des Tziganes heureux”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Parizienet do të çmenden pas tij

Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin: “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frengjishjta).

 Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul).

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-per-bekim-fehmiun-1967-parizienet-do-te-cmenden-pas-tij/

Please follow and like us: