Albspirit

Media/News/Publishing

Klaudia Pepa jep lajmin e madh, zbulohet filmi italian ku do luajë bukuroshja shqiptare

Një lajm i mirë për balerinën shqiptare, Klaudia Pepa. Bukuroshja ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në filmin që titullohet “REVERSE” dhe është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore.

Ky lajm ka gëzuar pa masë Klaudian, e cila ka reaguar përmes një sërë postimesh në ‘Story’, ku shprehet se i është bërë ëndrra realitet!

“Dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Më në fund ëndrra ime po realizohet dhe në fund të muajit do të realizoj filmin tim të parë. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Dua t’ju falenderoj ju dhe familjen time për mbështetjen që vazhdoni të më jepni. Dhe mbi të gjitha për një person që beson tek unë, menaxherja ime si dhe skuadrën time që punojmë çdo ditë për ëndrra tona”, shprehet Klaudia.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për filmin thriller “Reverse” që ka nisur sot xhirimet në Abruzzo. Në thrillerin ku do të interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të marrë pjesë Klaudia Pepa e cila do të interpretojë krah Beppe Convertini.

Please follow and like us: