Albspirit

Media/News/Publishing

Video e rrallë me Ukshin Hotin dhe poezia e tij ‘Bëje ose vdis”

Ukshin Hoti duke lexuar "Bëje ose vdis"!

Posted by Xhemal Ahmeti on Thursday, August 20, 2020

Ukshin Hoti (Krushë e Madhe, 17 qershor 1944 – 16 maj 1999) ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar. Profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.

Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil AlidemajEkrem Kryeziu, etj. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më. Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.

Është i pari që shkroi për konceptin e demokracisë autentike në viset shqiptare që nga 1994. Si studjues mbahet mend për veprën Filozofia politike e çështjes shqiptare botuar më 1995 në Tiranë.

 

Ismail Kadare për Ukshin Hotin “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme”.

Please follow and like us: