Albspirit

Media/News/Publishing

1888, KËNGA E RRALLË LUFTARAKE ILIRE NË LIBRIN FRANCEZ

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin «Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire», botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Ja kënga në vijim:

 

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,

Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë!

Të mprehim kosat, të mprehim shpatat!

Të shporrim armikun nga këto toka!

           

Refreni:

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

 

Me kosë të vrasim këtë grabitës,

Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona!

Oh!  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufesh

Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona!

          

Refreni:

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

Nëse bisha çel kthetrat e saj,

Iliri me grusht e shtrin për tokë;

Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,

Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

Refreni:

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

 

Kur era e veriut, e tërbuar,

Copëton lisin e vjetër,

Zemra shtendoset në gjoksin tonë!

Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur!

Refreni:

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

 

Kur dridhen skajet e botës,

Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,

Dhe kur toka hap barkun e saj,

Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

Refreni:

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

 

 Iliri, të huajin e sulmon me thikë,

Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij!

Kurrë frika nuk ia ul kokën,

Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë!

Refreni:

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

https://www.darsiani.com/la-gazette/viti-1888-kenga-e-rralle-luftarake-ilire-ne-librin-francez/

Please follow and like us: