Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Albina Deda: Të integrojmë në shëndetësi elementet e tregut me ato socialë

 

Ndryshimet në sistemin ekonomik kanë qenë gjenerator i lëvizjeve të tjera në sektorët socialë mbas viteve ‘90.

Në një ekonomi tregu duhet të forcohen elementet socialë.

E sistemi shëndetësor është në themel edhe një sistem social.

Një funksion të plotë e realizojmë nëse integrojmë dhe forcojmë elementët e tregut me ato socialë.

Shëndetësia është një shërbim publik, pavarësisht nga pronësia apo menaxhimi.

Është po ashtu sistemi më i komplikuar që ekziston dhe i ndërthurur me elemente e politika sociale.

Shtrirja e tyre varet nga niveli ekonomik, mënyra organizimit politiko-administrativ, vizioni politik, ndërtimi struktural i sistemit.

Rëndësi ka ofrimi i një cilësie shërbimi shëndetësor për një kosto të caktuar.

Që nga viti 92 -2013 ka disa ndryshime dhe është punuar në këtë drejtim.

Disa sektorë kanë bëre evolucion të dukshëm, si shërbimi farmaceutik dhe stomatologjik, ISKSH dhe ‘Mjeku i familjes’.

Mbrapa mbetet shërbimi spitalor publik, i cili vazhdon sot të mbahet i mbërthyer nga koncepte të centralizuara të financimit e menaxhimit, e justifikuar nga politika ndaj tij.

Politikat e majta synojne të ndajnë aspektin social nga hapesirat dhe rregullat e tregut.

Kjo bën që të ndërtohen dy sisteme, një i ekonomisë së lirë dhe një shëndetësor, i bazuar në karakteristika tërësisht sociale.

Por kjo nuk mund të ketë sukses afatgjatë.

Është një model gënjeshtër që ju takon ekonomive të centralizuara dhe arrin kulmin me absurditetin se “shëndetesia është falas”.

Ne e përjetuam këtë mashtrim për shtatë vitet e Rilindjes së braktisjes, hajdutërisë, koncensioneve të sektorëve kryesorë të shëndetësisë për klientelistët dhe po prekim këtë plagë të thellë edhe më shumë tani në pandeminë Covid -19.

Menaxhimi i pandemisë tashmë është shndërruar në një gjendje katastrofike e për këtë flasin vetëm faktet, numri i ulët i testimeve, rritje të numrit të rasteve, raste dhjetëfish me ato të dhëna zyrtare që jep Rilindja propagandistike dhe rastet e reja e vdekjet më të larta në Europë në numër për 1milion banorë, spitalet Covid të tejmbushura dhe në kushte e mungesa të mëdha për trajtimin e të sëmurëve rëndë, pamundësia e trajtimit prej kostos së lartë të mjekimit të pacientëve që po e kalojnë në shtëpi, asnjë masë lehtësuese apo rimbursim i medikamentevë qe po përdoren nga mjeku familjes për Covid-19, braktisje e qytetarëve të cilët janë lënë vetëm në këtë përballje.

Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme me politikë të qartë e me ndryshime rrënjësore në shëndetësi duke integruar në shëndetësi elementet e tregut me ato socialë ku të përfitojnë shërbime cilësore qytetarët e stërlodhur deri tani, shpresëhumbur nga gjithë ky kaos i Rilindjes së dështuar!

Please follow and like us: