Albspirit

Media/News/Publishing

Ilmi Kasemi: PORTRET I MOTRËS ÇAME, MOTRA E MOTRËS TONE

Portret në lapsa polikromatik.
I përfunduar sot dhe publikohet, në ditën që u largua nga kjo botë polikrromatike, nëntë vjet më parë, e ndjera nënë, që ka parë tmerrin me sytë e saj.
Entelën edhe pse e kam grua, më duhet ta falenderoj për këtë gjest, që tre orë më parë më tha ta publikojmë portretin për nanën.
Por unë po vendos fotot edhe të nanës së saj, motrës Tone edhe atë që ajo vizatoi vetë.

(Thotë populli)
Ju, mor djema që vëzhdroni,
Ja pëllcisni, ja duroni,
ja merrni armët e shkoni.

(Edhe unë pas popullit)
O ju sy që më vëzhdroni,
në dru mos më kërkoni,
s’jam ikonë e Shën Mëris,
jamë bell-ë e Çamërisë,
stërgjyshja e Harmonis,
shëmbëlltir e Thesprotis,
se kam ler prej dashuris.
Për ca kohë u humba fare,
murosur nëpër kamare,
jo në mure dhe afreske,
ngjitur me të bardhë veje,
gur mbi gur kesh varr e djepe.
Nuk di gjë ç’është bërë në dritë,
se u billur kesha sitë,
si kam parë boloritë.
Motrën Tone kur e pashë
I hodha dorën në qafë.
Mora vesh ka sitë e dritur
sepse golën bante billur,
për të mitë se ç’kishte parë,
çish kish glarë në ato anë,
gjisma vrarë e xjerrur sitë,
djegur gjitë e djegur shpitë
Gjisma tjetër zbathur iku,
të shpëton nga paniku,
se nga Ferri leu armiku.
Jo nga Pani i harruar,
por nga turm e dhjavoluar.
Atje posht ne Lumi Zi,
Akeronte s’kish fuqi,
që të mban kët babëzi,
t’a ndalonte këtë lubi.
E nxori plakun Haronte,
me varkë mbi dhera të shkonte,
dhe mbi gjak të lundronte,
mbase çamët i shpëtonte.
Jo tha plaku unë nuk mundem,
mbi gjak e dhera s’përkundem,
te rrethi Dodonës do ulem.
Do pres ujin mbrapsh të kthehet,
pastaj shpirti të rrëfehet,
dhe ti thot mandej Hadhesë,
Pluton e mëmë Gjesë,
se çka ngjarë mbi cipnë e dhesë,
që i ngjan qeramidhesë.

26.8.2020.

Please follow and like us: