Albspirit

Media/News/Publishing

Katjusha Pogaçi: ATDHEU

 

Kur jam më vjen të iki
Kur shkoj më vjen të qaj,
Nën krahët e avionit
Me qiejt ty të ndaj.

E marr rrugën sa duhet,
Por kthimin ëndërroj.
Në valsin e pulëbardhtë
Ti në vallzim më fton.

Më pret atje te malet
Më pret atje te fusha,
Si zhivë digjet malli
Rrëshket ujëvarë te gusha,

Atje ku fjala mblidhet
Atje ku loti s’del,
Kaq shumë që jam larguar,
Ti fshihesh krejt nga retë.

Sa do të iki larg
Më ngjallet malli i vjetër,
Se je i pari mall
E s’ka si ti një tjetër.

Shkruar në avion, 16 korrik 2013.

Please follow and like us: