Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Besnik Jakaj: Mashtrimet e Beqes për farmaceutikën dhe mallkimi i qytetarëve për të!

Ilir Beqja

 

Ti që mburresh për reformën në shërbimin farmaceutik duke bërë vetëm propagandë, në përpjekje për të fshehur hajdutërine që kë bërë duke abuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e jetën e shqiptarëve.

Ndryshimi i Ligjit të Barnave dhe Shërbimit Farmaceutik në datën 03/09/2014 në Shqipëri ka dëmtuar në mënyrë fatale cilësinë dhe sigurinë e barnave në vendin tonë, duke e çuar kështu në largimin e disa kompanive famaceutike nga më prestigjozet në botë nga vendi ynë.

Vetëm për t’i shërbyer klientelizmit tuaj dhe kompanisë suaj të barnave, ju lejuat importin paralel të barnave, duke i hapur rrugë futjes së barnave jo ciëlsore, jo efikase, të falsifikuara, të ripaketuara e kondrabanduara në Shqipëri.

Në asnjë vend të Europës nuk lejohet importi paralel i barnave.

Ju mburreni me uljen e çmimit të barnave, duke u përpjekur të mbuloni krimin që keni bërë në dëm të shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Ju e dini mirë historinë e antitumoraleve që nën pretekstin e çmimit të ulët, e solle ti me kompaninë tënde nga Turqia, për tenderat e spitaleve publike të cilat nga denoncimi i mediave e pacienteve u vërtetua që ishin të gjitha fallso dhe pa asnjë rezultat në terapi madje me efekte të dëmshme.

Ju e dini që u hap edhe hetim nga prokuroria për këtë, por se në çfazë janë hetimet duhet ta dini ju më mirë…

Ju bëni llogaritë e trajtimit të Covid-19 duke llogaritur, kombinimin e dy atibiotikëve, një kortikosteroidi, një antikoagulanti, një antipiretiku dhe vitamino-terapi dhe thua që sot kushtojnë 9,600 lekë dhe para reformës kushtonin 49 000 lekë, duke gënjyer hapur, pasi bën sikur e ke harruar cilësinë e tyre.

Këto kombinime për 7 ditë trajtim, në varësi të cilësisë së tyre në Shqipëri kushtojnë me cilësi të dobët (në varësi të prodhuesit) 22,800 lekë, me cilësi të mirë dhe nga kompani prestigjoze kushtojnë 38,900 lekë.

Prandaj rezultatet e trajtimit të pacientëve në shtëpi kanë qënë dhjetra herë më të mira se në spital.

Humbjet e jetës janë dhjetëra herë më të ulëta te pacientët që trajtohen në shtëpi se sa ata që trajtohen në spital dhe e gjitha kjo ka të bëjë me cilësinë e barnave.

Jo më kot shumica e vdekjeve në spitalet Covid janë nga Tromboembolite…

Qytetarët shqiptarë e dinë mirë se sa me vështirësi po i sigurojnë barnat për trajtimin e Covid-19 dhe me çfarë kostoje, një pjesë që mungojnë po vijnë kontrabandë dhe po shiten me çmime shumë të larta, disa nuk arrijnë t’i sigurojnë dot barnat me cilësi dhe efikasitet për shkak të mungesave dhe çmimeve.

Ju GËNJENI në mënyrën më të paskrupullt dhe pa asnjë argument duke thënë që iplementimi i reformës ju ka kursyer shqiptarëve 70 milionë USD…

Po a e dini ju more zotëri që qarkullimi vjetor i barnave në vlerë leku është më i madh pas reformës tënde se përpara saj?!

Mos është shtuar numri i popullsisë, sëmundjet apo përdorimi i barnave?!

Apo mbase e ngatërroni me milionat tuaja të vjedhura?!

Prandaj ju gënjeni në çdo fjalë të postimit tuaj.

Zotëri, në të gjithë botën institucionet shëndetësore dhe autoritetet e kontrollit të barnave në plan të parë kanë cilësinë dhe sigurinë e barnave, luftimin e kontrabandës, falsifikimit, ripaketimit dhe mashtrimit në përshkrimin e barit, si edhe krijimin e kushteve për treg të lirë dhe të barabartë dhe gjithmonë çmimi lidhet me cilësinë dhe sigurinë e barit.

Po ju drejtoj disa pytje:

– Sa analiza ka bërë në një vit agjencia kombëtare e barnave dhe paisjeve mjeksore?!

(80% më pak se përpara).

– Sa barna ka bllokuar e çregjistruar për mungesë efekti apo efek te demshem?!?(prej disa vitesh asnje).

Pse sapo ndryshuat ligjin e nxorrët nga funksioni Qëndrën e Farmakovigjilencës?!? Shkenca që merret me hulumtimin dhe mbikqyrjen e sjelljes së barit në treg, e ngritur dhe e konsoliduar në vitin 2009-2012 me shumë përkushtim dhe me ndihmën e EMA (Agjencia Europiane e Barnave), FDA (Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave), Uppsala Monitoring Centre dhe shumë partnerë të tjerë ndërkombëtarë, e cila u miratua me ligj.

U hartua plani e strategjia kombëtare e monitorimit të barnave nëpër mes 5 konferencave shkencore nderkombëtare,  dhe fal kësaj strukture shkencore për tre vite janë bllokuar e hequr nga tregu 11 barna jo cilësorë dhe pa efektin e duhur.

Përse ka 6 vite që nuk zbatohet detyrimi ligjor për t’u bërë analizimi i konformitetit të çdo loti të importuar për hër të parë?!

Përse ka mbi 6 vite që aparaturat e laboratorit të barnave janë të pavaliduara në bazë të ligjeve kombëtare e ndërkombëtare?!

Përse ka mbi dy vite që laboratori i analizimit të barnave nuk funksionon fare?!

Kjo është krenaria juaj për reformën në shërbimin farmaceutik?!

Kjo është turpi juaj dhe i qeverisë suaj dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.

Por të jeni i sigurt që për të gjitha këto do përgjigjeni përpara ligjit herët apo vonë, ju dhe bashkëpunëtorët tuaj.

 

Post Scriptum: Ju citoni në postimin tuaj se jeni frymëzuar nga një këshillë që e keni përzemër! Po ju them një gjë me bindje, të jeni i sigurt që ju kanë sharë dhe mallkuar pafund dhe vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë mbarë populli shqiptar, që po vuan pasojat e reformës tënde e të atij që ju ka mbështetur aq shumë sa thoni edhe vetë ju.

 

Please follow and like us: