Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Shqiptarët meritojnë një pushtet publik të pastër dhe të denjë!

Para pesë vitesh Partia Demokratike paraqiti zyrtarisht në Kuvend ligjin e posaçëm për dekriminalizimin.
Ky ligj hapi rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen.
Ky veprim konkretizoi aksionin dy-vjeçar, moral dhe politik, të Partisë Demokratike kundër penetrimit dhe kapjes së shtetit nga krimi në marrëveshje me krerët e kësaj mazhorance.
Ligji që depozituam në Kuvend para pesë vitesh është në përputhje me modelet më të mira europiane dhe botërore si dhe standardet e vendosura nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias.
Nisma legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë në kurriz njollën e turpit që i ka vënë pakti i kësaj mazhorance me krimin.
Shqiptarët meritojnë një pushtet publik të pastër dhe të denjë.

Please follow and like us: