Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Ministri i Brendshëm merr në mbrojtje plazhistët lakuriq

Ne plazhin Sainte Marie La Mer, në Francë ka ndodhur një incident i skiletshëm. Një grup me gra ishin duke marrë rreze dielli topless, kjo gje ka shkaktuar pakenaqësi te personat familjarë që ndodheshin aty. Menjëherë ata kishin lajmëruar policine pasi ishin të shqetësuar për fëmijët që ndodheshin aty.  Dy oficerë kishin shkuar për t’i kërkuar  tre grave të mbulonin gjoksin e tyre, pa menduar se ky incident do shkaktonte shumë polemika dhe do të nxiste dhe reagimin e ministrit të brenshëm të Francës. Në një postim në twitter ministri, Gerald Darmanin është shprehur në mbrojtje të grave ai ka thënë se liria është e çmuar dhe se ishte gabim që atyre u kërkua të vishnin rroba. “Liria është diçka e çmuar”- shkruan ai. Kjo ngjarje nxiti një valë kritikash në internet. Disa ishin pro veprimit të oficerëve dhe disa kundër asaj çfarë ata bënë.

Please follow and like us: