Albspirit

Media/News/Publishing

Albiona Manço, më e mira e universitetit të Athinës

Albiona Manço vlerësohet me 18.750 pikë në provimet shtetërore, duke u renditur e para në degën Informatikë të “OPA” Universiteti Ekonomik i Athinës. E ardhur nga një familje emigrantësh shqiptarë, ka thyer rekord duke u vlerësuar sipas sistemit grek 20 në Informatikë, 20 Ekonomi, 18,6 Matematikë dhe 16.4 Gjuha Greke- Letërsi, por nuk është vetëm kjo arritja e maturantes shqiptare. Albiona Manço nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private të jenë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve. Përkundrazi, Albiona ka deklaruar se “nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës. E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë njësoj të rëndësishme”, thote ajo. Albiona ka dhënë kështu një ndihmë të madhe në familjen e saj emigrante, pasi në Greqi thuajse të gjitha familjet me fëmijë gjimnazistë, nëse duan të studiojnë në auditoret e larta, duhet të paguajnë shuma jashtëzakonisht të larta, në kurset pas shkollore.

Please follow and like us: