Albspirit

Media/News/Publishing

Gala Aliaj flet pas fitores: Nuk mund ta besoj

Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj bëri krenare jo vetëm familjen e saj, por të gjithë Shqipërinë. Ajo arriti të merrte çmimin e parë në “The Voice Kids” Belgjikë. Duhet të themi që ishte një çmim mëse i merituar pasi “vogëlushja” e Robertit ka një talent unik.

 

 

E si mund të jetë ndjerë ajo në ato momente, e ka treguar vetë nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!”, shkruan Gala krah fotos ku shihet e përqafuar me të atin duke mos e fshehur aspak lumturinë.

Gala ka arritur fitoren mbrëmjen e së premtes me këngët “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John dhe “Make You Feel My Love” nga Adele.

Please follow and like us: