Albspirit

Media/News/Publishing

Gjen. Piro Ahmetaj:  Bashkëbisedim online me Seketarin e Shtetit, Z. Pompeo, me temë: “Si po përballet Europa me sfidat e Kinës”!

Privilegj konsiderimi nga 🇺🇸-AC dhe pjesëmarrja më 15 Shtator 2020 në bashkëbisedimin online me Seketarin e Shtetit, Z. Pompeo, me temë: “Si po përballet Europa me sfidat e Kinës”!

Së pari, pasi paraqiti për një audjencë të gjerë, një përmbledhje mbi kërcënimet globale, Sekretari POMPEO, u fokusua në vlerësimet e SHBA rreth ambicieve, insiativave dhe projekteve të Kinës, me qëllim zgjerimin e peshës gjeopolitike në Evropë, Ballkanin perëndimor, Mesdhe, etj.

Më konkretisht, Ai artikuloi qëndrimet mbi: “disa inisiativa, financimin e 10-ra projekteve madhore të teknologjisë (G5), infrastrukturës (One Belt One Road ); blerien e borxheve kombëtare; porteve (p.sh i Pireut!!) aeroporteve, programe të mbështetjes së biznesit, etj., të cilat sigurisht kanë influenca kritike mbi sigurinë, kohezionin dhe solidaritetin e marrëdhëniet transatlantike”.

Së dyti, në kapacitetin e ekspertit të sigurisë dhe eksperiencën në NATO, shpreha: “mirënjohjen për mbështetjen konstante që SHBA i ka dhënë ballkanit perëndimor, posacërisht kombit tonë, ndaj përpjekjeve të Kinës dhe Rusisë si dhe vlerësimin mbi peshën gjeopolitike të SHBA, si: “jetike për NATO-n, për stabilitetin e rajonit të Ballkanin perëndimor, Mesdheun, etj.”!

Në shtesë, për të balancuar përqasjen pragmatike të Kinës në rajon, Ju luta Z. Pompeo të ndante vëmendjen e Tij (DASH): “nëse SHBA mundet të ri-aktivizojë projektin e Korridorit VIII (Bullgari-MV-RSH), të ndërlidhur edhe me autostradën e paqes Beograd-Prishtinë, pjesë e paketës miratuar së fundmi nga autoritetet e 2 vendeve në dhomën ovale, nën përkujdesjen dhe mbështetjen e Presidentit Trump, si dhe ndërtimin e 1 porti rajonal në afërsi të Vlorës, që lidh Detin e Zi me Adriatikun (?) duke sjellë në kujtesë se ky projekt, është nënshkruar në 1994 nga presidentët e vendeve respektive dhe i mbështetur nga USA 🇺🇸 🙏!

Së fundmi, por e para nga rëndësia, mbetem shpresëplotë që ndërtimi i korridorit VIII dhe Portit Rajonal, Vlorë, mbeten 2 projekte me peshë gjeopolitike për rajonin, SHBA, mirëqënien e qytetarëve të vendeve të Ballkanit dhe interesa të medha ekonomike të vendit tonë.

E çmoj korrekte të ri-konfirmoj se ky angazhim, është në kapacitetin e ekspertit të sigurisë kombëtare, ekperiencës në NATO dhe Zëvëndës President i Këshillit të Atlantikut për RSH-në.

Please follow and like us: