Albspirit

Media/News/Publishing

Bosët amerikanë, 845 miliardë dollarë fitim gjatë pandemisë

Pandemia e Covid-19 rrit fitimet e pasanikëve amerikanë. Që nga 18 marsi, kur filluan bllokimet dhe izolimi, miliarderët amerikanë kanë fituar 845 miliardë dollarë, 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë në ditë. Përllogaritjet e pasanikëve amerikanë i ka bërë Institute for Policy Studies në SHBA, sipas të cilit më shumë nga pandemia është pasuruar, Jeff Bezos. Pasuria e themeluesit të Amazonës u rrit me 65%, ose 73.2 miliardë, që nga fillimi i krizës në shifrën rekord prej 186.2 miliardë dollarë, me të cilin ai mban titullin e njeriut më të pasur në botë. I dyti renditet Elon Musk, pasuria e të cilit është rritur me 247% ose 92 miliardë dollarë. Por edhe Mark Zuckerberg nuk mbetet pas. Themeluesi i Facebook, e ka shtuar pasurinë me 84%, ose 100.6 miliardë dollarë.

 

Please follow and like us: