Albspirit

Media/News/Publishing

“Miss Universe”, Paula Mehmetukaj dhe Blerta Veseli, dy vajzat më të bukura të Shqipërisë dhe Kosovës

Mbrëmjen e djeshme u mbajt Miss “Universe Albania & Kosovo”. Paula Mehmetukaj dhe Blerta Veseli janë zgjedhur si më e bukura e Shqipërisë dhe Kosovës. Dy bukuroshet shqiptare do të përfaqësojnë vendet respektive në konkursin ndërkombëtar të bukurisë. Mbrëmja gala mblodhi personazhet e njohur në vend dhe ikonat e bukurisë shqiptare. Dy modelet e njohura, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, prezantuan spektaklin e bukurisë përkrah moderatorit nga Kosova, Alaudin Hamiti. Ndërkohë të ftuar specialë në mbrëmjen finale të “Miss Universe Albania & Kosovo” ishin, Flori Mumajesi, Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni, Bruno e shumë të tjerë.

Please follow and like us: