Albspirit

Media/News/Publishing

MUSTAFA V. SPAHIU: FLUTURA E BARDHË

Sime nuse, Fetit.

 

 

Përplit katërkrah n’push t’blerimit,

Më magjeps me ngjyrë të bardhrë,

Shpresë m’ikë n’bebëza t’ vegimit

Pres t’më ndalesh rrezesh n’ballë.

 

Vestalet të nisin t’bardhë patjetër,

Me dënesë t’shikoj-zjarr t’shenjtë!

Fytyrën tënde në gobëlen t’vjetër;

Ashtu t’amshuar, ashtu t’shtrenjtë!

 

Shpirtit s’ia shkele kur dëlirësinë,

Blirat në amësime u shndërruan.

Sytë e tu s’e honepsen errësinë

Tët bijë me dhembje e shikuan.

 

Ngelem ferishte qepallash vesuar,

– Fundi i qershorit kishte ardhë!..

Era lulesh duke na ndërmendësuar, e

Diellnaja ne një flutur të bardhë.

 

Kredhem në dhimbje të thershme,

Në gjoksin e virgjërisë s’kujtimit…

Mbyllen larg pritjes së hershme;

Fshihen në folezë t’ngushëllimit.

 

Lejleku kaptoi livadhet e bleruara,

Të syve lamtumirën na fale kujtim.

Dhe vitet me nxënës të praruara –

Fanar brodhe t’i ngopesh arsim.

 

U ndave nga ne t’patëm dëshirë,

Nipi t’thërret me doçka mitare…

Të takon njëherë – zemërmirë –

Sytë sylynjarë – rreze agimtare.

 

Flutura tentakulat mjaft i ka rritur,

Në kurorash lulesh kur gjerbojnë;

Më flladisin shpirtin tim të uritur-

Sytë në lulëkuqe një hije hetojnë.

 

Vazhdo flutur-krahëbardhë, me

Shpresa, “Njëherë do shkojmë,”

Mbase,”pse njëherë kemi ardhë,”

Zymbylat parajsit na shoqërojnë.

 

 

E shtunë, 19 shtator 2020, në Dardaninë Ilire.

 

Please follow and like us: