Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Luftoni diabetin duke pirë qumësht në mëngjes!

Të pish qumësht në mëngjes mund të reduktojë nivelet e glukozës në gjak gjatë gjithë ditës, gjë e cila ul shanset e rrezikut nga diabeti i tipit 2.
Ekspertët thonë se të konsumosh një gotë qumësht proteinik gjatë vaktit të mëngjesit ul gjithashtu riskun e obezitetit. Kjo sepse, gjatë drekës do të vëreni që nuk do të jeni shumë të uritur. Falë hirrës dhe proteinave natyrale që gjenden tek qumështi, konsumimi i tij që në mëngjes do t’ju shkaktojë ndjesinë e fryrjes duke që të mos ndiheni të uritur për një kohë të gjatë.
Nutricionistët gjithnjë e kanë vënë theksin e tyre tek mëngjesi i shëndetshëm, e ndërsa tani po ngulmojnë tek përfshirja e qumështit në këtë vakt. Kështu, bëjini një nder vetes dhe gjëja e parë që duhet të nxirrni nga frigoriferi në mëngjes, duhet padyshim të jetë qumështi.

Please follow and like us: