Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Çfarë po ndodh në shëndetësi?

Bardhyl Berberi

 

Është fakt se jeta dhe shëndeti kushtojnë më shtrenjtë se çdo shpenzim tjetër. Përderisa ka dyshime publike për konspiracion në mes klinikave shtetërore  dhe  private le të ndalemi tek disa konkluzione rreth shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Zgjohesh në mëngjes nën zërat entuziastë të një reklame të mrekullueshme të Spitalit Amerikan, që transmetohet periodikisht në disa kanale televizive.

Kështu, nga vetë specifikimi kuptohet që kemi të bëjmë me një institucion amerikan dhe jo shqiptar. Në këto klinika private shkojnë që nga kreu i vendit deri tek ministra dhe kryetarë partish apo bosat e kamur, Shumë lehtë mund të dallosh kualitetin e privatit dhe spitaleve shtetërore. Duhet nënvizuar faktin se ata mjekë apo specialistë që punojnë në klinika private dallohen nga kualiteti dhe shërbimi më cilësor duke filluar nga pagat, ndërkohë që spitalet shtetërore vuajnë nga mungesa e ilaçeve dhe pagat mjerane që i detyron mjekët të shohin nga duart e pacientëve për ndonjë lëmoshë. Tashmë duke protestuar dhe njëherazi premtimi i kryeministrit që pagat e shëndetësisë do t’i rriti 40%. Mjekët, pas shfaqjes së Covid-19 janë kthyer në heronj të vërtetë, madje disa prej tyre kanë humbur jetën në shërbim të njerëzve.

Por shëndeti publik është në gjendje të mjerueshme, me kushte skandaloze, radhë të gjata pritjeje, ku vështirë se hyn në radhë pa një rryshfet të vogël, apo të madh, sipas rastit, në anën private shkëlqen oferta dhe reklamat.

E kemi parë të gjithë kronikën televizive tek Onkologjiku kur e sëmuara që kishte nevojë për ndihmë iu drejtua kryeministrit. Rrjedhojë e kësaj gjendie të mjerueshme vjen nga  ndotja e ambientit, kualiteti i produkteve ushqimore dhe barnave që janë si gëlqere.. Shumë njerëz shkojnë nëpër farmaci të vendeve fqinje dhe marrin medikamentet, ilaçet në farmacitë shqiptare të sëmurin më tepër se sa  të shërojnë, Edhe mjekët kanë farmacitë e   preferuara  dhe ju rekumandojën pacientëve se tek cila farmaci duhet të marrin barnat!…

Këtu fillon biznesi. Në fakt,biznesi i shëndetit fillon atëherë kur ti nuk ndihesh mirë. Pak ka arsye të mos ndihesh mirë? Cilin televizion sheh? Cilin portal e lexon? Të gjithë janë në konspiracion me biznesin e shëndetit, dhe të sëmurin. Politika është instrumenti më i besueshëm në duart e industrisë së shëndetit. Asgjë nuk të sëmurë më shumë se politika. Laboratorët, klinikat, kompanitë e sigurimeve, të gjithë fitojnë vetëm pacienti nuk ndihet mirë. Askush nuk ka dobi nga një i shëndoshë.

Shikoni ofertat fantastike të klinikave private, që ngjajnë më shumë me paketa turistike. Por kujdes, mos harxhoni kot. Politika e korruptuar që e ka shëmtuar këtë vend dhe në sektorin e shëndetësisë ka lënë plagë…

Sepse, kur je i shëndetshëm, askush nuk ka dobi. Vetëm kur ti ndihesh keq, aty fillon biznesi dhe je i detyruar t`I nënshtrohesh kësaj farse të shëndetësie së sotme. Thonë që paraja bëhet mbi hallin e tjetrit apo mbi veset e dikujt, që dikush tjetër i shfrytëzon deri në palcë duke rjepur hallexhinjtë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore….

 

 

 

 

Please follow and like us: