Albspirit

Media/News/Publishing

Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta dhe Dom Ndre Mjeda, tre kolosë, në një fotografi dhe historia e të zgjedhurve të popullit

Leonora Laçi

Më 21 prill 1921 kishte filluar punimet parlamenti i parë shqiptar në Tiranë. Natyrisht që Marubët e Shkodrës nuk mund ta linin t’u ikte nga dora ky eveniment i rëndësihëm.

Në vjeshtën e vitit 1921, kishte arritur në Tiranë fotografi Kel Marubi, së bashku me aparatin e tij, për të bërë disa fotografi me deputetët shqiptarë, që të përjetësonte këtë ngjarje me rëndësi. Të gjitha këto fotografi të fiksuara në celoluid me këtë rast kanë një rëndësi të madhe dokumentare për Historinë eShqipërisë. Por megjithatë ata kurrë nuk u botuan ose nuk u cituan nga rregjimi i Enver Hoxhës, për shkak të paragjykimeve me të cilat rrethoheshin shumica e këtyre personaliteteve. Edhe në qoftë se ndonjera prej tyre botohej, ajo më parë retushohej në përputhje me kriteret ideologjike të kohës.

Mes bllokut të fotografive që bëri mjeshtri shkodran i fotografisë, bie në sy njera prej tyre: ajo që ka fiksuar imazhet e tre ikonave të kulturës sonë, Luigj Gurakuqit, Atë Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës. Kjo foto e realizuar me një mjeshtri artistike teë lartë u botua në shtypin e kohës duke hequr Fishtën nga vendi ku qëndronte mes Gurakuqit dhe Mjedës.

Duke vepruar në këtë mënyrë, krijohej një njollë e errët, një hapësirë e pakuptimtë mes dy miqve, duke i lënë ata larg njeri tjetrit. Të krijohej përshtypja se Gurakuqi dhe Mjeda ishin vendosur aty si me zor, si dy armiq, çka nuk është e vërtetë, sepse ato ishin miq të ngushtë që kishin bashkëpunuar në çaste vendimtare për fatet e kombit.

Duke retushuar Fishtën ato dëmtuan jo vetëm karakterin dokumentar të fotos, por edhe vlerat artistike të saj, e cila shquhej për zgjidhjen kompozicionale. Fotografia e masakruar, në këtë mënyrë, është e botuar në gaz.

Mësuesi më 18 nëntor 1966, fq. 3, në albumin “Gjurmime të historisë kombëtare në fototekën e Shkodrës”, Tiranë, 1982, fq. 160, si edhe në ndonjë vend tjetër.

Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta për Fe, Atdhe e Përparim

 

“Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dale”

SHKODER: Gjysma e dytë e shek XIX do të jetë e mbushur me ngjarje, episode, zgjime nga gjumi letargjik shumë shekullorë, levizje të cilat do jenë të nxitura në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e pararojë e Lidhjes mbar shqiptare të mbajur në qytetin historik të Prizrenit në vitin 1878 .

E përkatësisht në vitet 1866-1871 do të lindin dy bij të shqipes Ndre Mjeda e Gjergj Fishta ku ngjarje historike do shënohen e do skaliten më shkronja të arta në historinë e kombit Shqiptarë. Mjeda –Fishta dy bashkëudhëtarë në kalvarin e mundimshëm të vuajtjeve, mjerimit, mospërfilljes nën thundrën e një

Perandori obskurantiste, së bashku çan mes përmes errësirën për të ndriquar mendjen e kombit tonë, si dy pishtar të diturisë të pajisur me vizion, moral, guxim, virtyte e tradita të trashëguara që nga kanuni.

Ndre Mjeda lindi në Shkodër ndërsa Fishta në Fishtë të Zadrimës, të parët e tyre ishin shpërngulur nga bjeshkët kreshnike të maleve të Pukës e Mirditës që janë të mbushura me bëma heronjësh. Prejardhja pati ndikim për të dy poetët Rilindas që nuk e mbrojtën atdhuen vetëm me penë por dhe me armë, oratori, zgjuarsi e duke vënë në shërbim të kombit gjithë bagazhin intelektual që përëvetsuan në shkolla të ndryshme europiane. Mjeda –Fishta vepruan aktivishtë për të përshpejtuara shkëputjen e Shqipëris nga qerrja Osmane. Të paralelizosh dy kolosë të letrave shqipe arrinë të kuptosh madhështin e secilit që për nga vepra qëndrojnë denjësisht përkrah njëri -tjetrit të papërkulur përballe sfidave të kohës.

Ishin themelues të shoqërive të para letrare “Bashkimi”e “Agimi”, delegat në Komisionin e Alfabetit në Manastir madje Fishta ishte Kryetar i Kngresit të Manastirit (1908)ose siq njihet ndryshe Kongresi i Abesë që do hartonte Alfabetin, Dy vizionarët Mjeda –Fishta ishin të vetdijshëm se një nga elementët që e bënte të qenësishëm një komb është dhe gjuha prandaj i dhanë rëndesi këtij elementi kyç për qenësinë e ruajtjen e identitetit kombëtar, kjo për arsye sepse të huajt i jepnin rëndësi përkatsis fatare duke njësuar fenë me kombësin e duke quajtur shqiptarët mysliman turq e ato ortodoks grek dhe katolikët latin. Është meritë e Rilindasvë si Mjeda e Fishta që me intelektin e tyre, arsimimin në shkolla të perendimit nuk e harruan prejardhjen e gjakun arbëror që i rridhte në vena por vepruan në shërbim të kombit Shqiptare aty ku kerkohej e pikërisht në çështjen e letrave shqipe e në çështjet politike ku hallka e zinxhirit ishte më e dobëta.

Interesat kombëtare qëndronin mbi ato vetjake Mjeda thoshte “Ma mirë me kene se mu dukë”. Madje Mjeda ishte hartues i Statutit të Zgjeruar të Lushnjes në gusht të 1921 që ishte plotesim i mëtejshëm i vëndimeve të Kongresit të Lushnjës, duke qënë njohës i politikës europiane e ligjeve dhe poliglot mundi të shfrytzonte përvojen e shteteve demokratike për ta përdorur në Shqipëri. Mjeda ishte dhe njohës i thellë, studiues e kodifikues i kanunit ku përpiloi nje statut sa me te pranueshëm dhe per traditen e popullit e sa me afër realitetit shqiptare.

Dom Ndre Mjeda e At Gjergj Fishta qëndruan te palëkundshëm në bindjet e tyre ku perkrah inteligjencës shqiptare u shquan në drejtimin politik. Krijuan grupin e fletorën “Ora e Maleve “ku drejtues nderi i grupit u caktua Emzot Lazër Mjeda, ku bashkëpunuan Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta , Dom Ndre Mjeda , Dom Loro Caka, Ernest Koliqi etj ky grup i krijuar në 1923 u formua si grup katolikësh opozitar për të dhënë kontribut në zhvillimet demokratike të vendit.

Ajo qe i karakterizon keta dy figura te shquara eshte fryma bashkëpunuese duke gjetë tek njëri -tjetri mbeshtetje dhe për çështje fetare si ne rastin e dialogut me deputetet ortodokse pra KOMBI qëndronte mbi besimet fetare duke ndjekur vijen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të atyre Rilindasve që u bënë mbrojtës të motos “Feja e shqiptarit asht shqiptaria “ ku bashkimin e popullit e shihnin si objektiv parësore pa berë dallime fetare e krahinore të gjithë të bashkuar rrethë nje flamuri. .

Ajo që i dallon Mjedën e Fishtën është se fakti se Mjeda nuk ishte një poet i ndaluar në vitet e diktaturës komuniste 1944-1990 ndryshe nga Fishta që veprat e tij u dogjën dhe eshtnat ju tretën sikur donin të fusnin minarën në thes por a është e mundur kjo?!

Mjeda –Fishta ikona të letërsis, mbrojtës të identitetit kombëtar Shqiptar, veprimtarë të përkushtuar e të palodhur për fe e atdhe e përparim, që nuk u ndalen para asgjëje, shembuj unikal, prototipa të pazëvendesushëm e të pavdekshëm.

[1] Quku Mentor-Mjeda Vepra 4(Identiteti)fq 366.

[2]Quku Mentor-Mjeda Vepra 4(Identiteti)fq 381.

Please follow and like us: