Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti origjinal/Agron Tufa: Nasho Jorgaqi, spiun i komunizmit me psudonimin ‘Dragoj’

“Njihej me pseudonimin ‘dragoi’”, Agron Tufa publikon dokumentin: Nasho Jorgaqi, spiuni më jetëgjatë i komunizmit

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar një tjetër emër, i cili si pas tij, i ka shërbyer e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Sipas postimit të bërë nga Tufa në “Facebook”, bëhet fjalë për shkrimtarin  Nasho Jorgaqin. Po ashtu, Tufa ka publikuar dhe dokumentet të cilat tregojnë bashkëpunimin e Jorgaqit me Sigurimin e Shtetit. Tufa dekalron se Nasho Jorgaqi njihej me pseudonimin “dragoi”, ndërsa e cilëson atë si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të Shtetit komunist. Shkrimtari Tufa thotë se Jorgaqi jo vetëm që spiunonte në Shqipëri, por ai përdorej nga Sigurimit i Shtetit si agjent edhe për diasporën.

https://lapsi.al/2020/09/27/agron-tufa-publikon-dokumentin-nasho-jorgaqi-spiuni-me-jetegjate-i-komunizmit/

https://fjala.al/2020/09/27/agron-tufa-nasho-jorgaqi-spiuni-i-sigurimit-te-shtetit-me-pseudonimin-dragoi/

https://noa.al/lajmi/2020/09/2191600.html

MESAZHI I AGRON TUFES

NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”
Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.

Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.

—————————-

NASHO JORGAQI NGA SPIUNI-INFORMATOR “DRAGOI”, NË AGJENT REKRUTUES E NDËRLIDHËS, REZIDEND KYÇ I REGJIMIT.
SIGURIMI I HEQ SHPENZIMET E DASMËS ME NJË PAJË PREJ 30 MIJË LEKËSH

Nasho Jorgaqi u rekrutua më 10.1.1955 nga kapiten Hajredin Hoxha. për 5 vjet ai shërbeu si polici intelektual i inteligjencies së kryeqytetit, si pjesë e punës së seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Spiunimet e para të “Dragoit” ishin kundër Kadrie Kadare, Robert Shvarc, etj, në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Qëllimi ishte kontrolli i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”.
Nga punëtori operativ Caci Papajani (ish pastiçier mesatar) Nashua u drejtua në ndërmarrjen e botimeve, ku punonte si korrektor letrar, por kalonte edhe nga Instituti i Shkencave. Pastiçeri vërente si ai i kuptonte shpejt gjërat pasi kishte “shkollë të madhe”. Në qyrkun e Nashos kaloi edhe Skënder Luarasi. Nuk e dimë a do dalë kjo gjë në konferencën që do të organizojë Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) për disa figura të majta, ndër të cilët shihet edhe emri i të përmendurit.
Operativi Leonidha Petrani ishte shumë i kënaqur nga Nashua. Për këtë arsye, me rastin e martesës, në tetor 1960, Nashos i dhanë 3000 lekë shpërblim. Kjo shumë ishte një pajë e vogël me të cilën e daroviti Sigurimi martesën e Nasho Jorgaqit.
Në vitin 1960 kaloi për llogari të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Së bashku me agjenten “Artistja” (quhej Margarita), Nashua punoi në drejtimin francez. Me Margaritën si grua e divorcuar tragjikisht (ish bashkëshorti në burg, më pas do të pushkatohet), ai formonte një dyshe të bukur agjenturore. Leonard Tomoso (të cilit i vunë nofkën “Gjyzlykja” sepse ishte me syza), donte të mësonte shqip, ndërsa Sigurimi e vlerësonte si “zbulues imperialist”. Operativi Petrani vërente me kënaqësi se “Dragoi” i tij ishte besnik i lidhur ngushtë me partinë e pushtetin, si ishte inteligjent, i sjellshëm dhe serioz. Për këto arsye, më 13.10.1961 nga informator ai u ngrit në agjent. U drejtua te objektet “Shigjeta” dhe “Ligjërata”. Mirëpo, në vitin 1966, Nashua u dalldis pas një historie me në qendër ish marinarin Spiro Kote, i cili u bë strumbullari i filmit propagandistik “Dueli i heshtur”. Filloi të merret me shkrimin e kësaj ngjarje, duke i dhënë një drejtim ashtu siç e donte partia. Por duke humbur kohën sa në një repart e në një tjetër. Duke mos pasur objekt, në vitin 1967, pas 13 vjetësh kontribut, Nashua u largua nga rrjeti sekret. Por nevoja për Nashon ishte e madhe. Rikthehet në armën e dashur të Sigurimit në vitin 1973, duke u aktivizuar në drejtimin e të ardhurve. Sidomos shkrimtarët nga Kosova ishin gjahu i parë e më i urrejtshëm i Nashos.
Në vitin 1978 u kthye rekrutues e ndërlidhës, pra praktikisht një lloj rezidenti shumë i rëndësishëm për regjimin. Njëri ndër ta ishin edhe “Tribuna” dhe “Historiani” që Nashua e mbante në lidhje. Në disa çështje nuk kishte pasur sukses. Aktiviteti i “Dragoit” mbyllet në vitin 1991.
Nga sa thamë përmbledhtas, bie poshtë ideja që enveristët e tipit Spartak Braho e shumë të tjerë të ngjashëm e kanë hedhur vazhdimisht, që partia dhe sigurimi i zgjidhnin bashkëpunëtorët vetëm në klasën e të persekutuarve. Mos lejoni t’ua indiktojnë një ide të tillë: vetë rasti i Nasho Jorgaqit (“Dragoi”) e rrëzon këtë shpifje. Të mos flasim se sa “dragonj” të partishëm kanë qenë spiuna të sigurimit.
Para ca ditësh, në një intervistë të fryrë tek gazeta “Nata”, Nashua qahej, se gjatë shkrimit të romanit “Mërgata e qyqeve”, ishte, sipas tij, krejtësisht i paditur nga puna e agjenturave. Çfarë hipokrizie! Dhe kush? Një agjent i regjur si “Dragoi”.

http://www.panorama.com.al/agron-tufa-publikon-dokumentin-per-shkrimtarin-e-njohur-dhe-pseudonimin-qe-mbante-nder-spiunet-me-te-vjeter-te-sigurimit/

“Njihej me pseudonimin ‘Dragoi’”, Agron Tufa publikon dokumentin: Shkrimtari, kandidati për zv/ministër, ishte spiuni më jetëgjatë i komunizmit

“Me pseudonimin dragoi”, Agron Tufa: Nasho Jorgaqi, spiun i komunizmit

Tufa nxjerr dokumentin: Nasho Jorgaqi, spiuni më jetëgjatë i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Dragoi’

Please follow and like us: