Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon Kampionati i të Rinjve për Shah, Dejvi Çani shpallet kampion kombëtar për 16-vjeçarët

 

Përfundon Kampionati Kombëtar i të Rinjve 2020, një garë e veçantë që u zhvillua nën masat e Covid-19 po që solli shumë gëzim në zemrat e fëmijëve të vegjël.

 

Kategoria U 18

Triumfon Klean Shuqja që shpallet kështu Kampione Kombëtare për të Rinj dhe kualifikohet në Finalet e Kampionatit Kombëtar 2020. Një arritje e jashtëzakonshme për Kleanën e vogël për familjen dhe trajnerin Shkëlqim Çela. Garë e fortë midis Kleanit, Kidasit dhe Erjonit që u përballën në playoff për të përcaktuar më të mirin dhuroi shumë emocione.

  1. Klean Shuqja
  2. Kidas Meleqi
  3. Erjon Vogli

Kategoria U16

Fiton në mënyrë të pastër me 5 fitore Dejvi Çani që shpallet më i miri ndër 16 vjeçarët. Lojrat e tij treguan mjaft mirë epërsinë ndaj të rinjve të tjerë në këtë garë. Puna e sakrifica nga familja e tij si dhe njëkohësisht trajneri Armando Çani dhanë frytet e tyre.

  1. Dejvi Çani
  2. Anduel Ëngjëlli
  3. Arber Zema

Kategoria U14

Aleksandër Xhembulla fiton këtë kategori duke shpërblyer kështu punën e madhe që po bën ai dhe trajneri Arian Bllaca bashkë me ekipin e Partizanit.

  1. Aleksandër Xhembulla
  2. Sirio Dafa
  3. Nesar Aruçi

Kategoria U 12

Aleks Kote fiton playoff-in me Eklea Omerin në një përballje të lodhshme për 12 vjeçarët. Aleksi kështu tregon vazhdueshmërinë e tij si një lojtar i fortë e se është një gur kilometrik për t’u arritur nga bashkëmoshatarët.

  1. Aleks Kote
  2. Eklea Omeri
  3. Patrik Kaleshi

Kategoria U10

Vajza e këndshme dhe e dashur Kler Caku shpallet kampione për 10 vjeçarët duke triumfuar mbi shumë lojtarë cilësorë në këtë kategori. Nën trajnimin e Kristaq Andonit vajza ka bërë një performancë shumë të mirë si në këtë kampionat ashtu edhe në atë Europian Online.

  1. Kler Caku
  2. Mateo Boçi
  3. Ledio Prodotuari

Kategoria U8

Sërish një vajzë del fituese në këtë kategori, e vogla Ailin Ndreko arrin të fitojë mbi të gjithë kundërshtarët e saj duke sjellur gëzim për familjen dhe gëzim të dyfishtë për trajnerin Arian Bllaca.

  1. Ailin Ndreko
  2. Ansi Zoto
  3. Jordi Pani

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit, familjet e tyre si dhe ekipet për angazhimin që morën në këto kohë të vështira./ Federata Shqiptare e Shahut.

https://www.facebook.com/dejvi.cani/videos/1021486264978251/?t=1

Please follow and like us: